REC SENIOR-A Project Documentary

Ky dokumentar është prodhuar në kuadër të programit SENiOR-A “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri 2012-2015”. Në këtë dokumentar paraqiten momente nga veprimtaritë e Organizatave të Shoqërisë Civile gjatë zbatimit të programit.

YOUTUBE: https://www.youtube.com/watch?v=TuiktfZe7-0&feature=youtu.be

Partitë e Kafshëve Ndërkombëtare takohen në Shqipëri, Nëntor 2015

100_1021Në 20 Nëntor 2015, Tirana u bë mikpritësja e takimit të përvitshëm ndërkombëtar të Partive Politike të Kafshëve. Takimi solli së bashku përfaqësues të partive për kafshët të Britanisë, Spanjës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Portugalisë, Italisë, Turqisë, Serbisë, Qipros, Izraelit, Australisë, ShBA-ve, Finlandës dhe për here të parë edhe të Shqipërisë.
Temat e diskutimit ishin të larmishme. Ndër to mund të theksohen mundësitë që ka një parti politike për të përmirësuar situatën, fuqizimi i partive në mënyrë të qëndrueshme, partitë e kafshëve me qëllime më të gjëra si sigurimi i ujit dhe ushqimit, ndalimi i transportit ndërkombëtar të kafshëve, ndalimi i tregtisë së mishit të kafshëve të egra, fushata për ndalimin e shfrytëzimit të kafshëve për turizëm etj.
Në takim morri pjesë edhe Instituti i Politikave Mjedisore (IEP) si OJF lokale me përfaqësues Endri Haxhiraj, Sara Gonella dhe Cristina De Carolis. IEP i njohu pjesëmarrësit me situatën aktuale të kafshëve endacake në Shqipëri, problematikat aktuale si dhe sfidat e së ardhmes.100_1022
Ky takim ndërkombëtar për mbrojtjen e kafshëve është një aktivitet i veçante pasi është i pari në llojin e tij që zhvillohet në Shqipëri duke nënkuptuar se ka ardhur momenti që Shqiptarët duhet të angazhohen më tej në mbrojtjen e kafshëve dhe çeshtjeve të ngjashme.

“Mishi i kuq shkakton kancer!” – nuk eshte lajm i ri

VEG MEAL PARTY

Ne 24 Tetor 2015, agjencia shkencore e Organizates Boterore te Shendetesise (OBSH) e quajtur Agjensia Nderkombetare per Kerkimet mbi Kancerin, IARC (International Agency for Research on Cancer), vleresoi publikisht (http://www.who.int/features/qa/cancer-red-meat/en/) se konsumi i mishit te kuq dhe mishit te perpunuar mund te shkaktoje kancer. Grupi kerkimor prej 22 ekspertesh nga 10 shtete te ndryshme, e klasifikoi konsumin e mishit te perpunuar si karcinogjen (aftesi per te shkaktuar kancer) dhe mishin e kuq si karcinogjen potencial tek njerezit.
Reagimi i publikut ne shume shtete ishte i konsiderueshem nisur edhe nga kërkesat per sqarim qe ata i drejtuan OBSH-se.
Pavaresisht reagimit te publikut te gjere, ky lajm nuk është i ri, pasi IARC, agjensia e OBSH me pervoje 50 vjecare, e ka rekomanduar konsumin e moderuar te mishit per te ulur rriskun per kancer qe ne vitin 2002 (http://www.who.int/mediacentre/news/statements/2015/processed-meat-cancer/en/).
Ne kete drejtim, organizata te ndryshme shendetesore dhe mjedisore kane vite qe tërheqin vëmendjen e publikut mbi ndikimin e dietes me baze shtazore dhe shfaqjes se problemeve shendetesore. Fushatat e tyre kane patur argumenta shkencore zyrtare te kohes. Vite me pare paneli shkencor i përbërë me eksperte nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), Fondi Botëror i Kërkimeve për Kancerin (WCRF) dhe Insituti Amerikan për Kërkime ndaj Kancerit (AICR) deklaronin se kishin gjetur prova që lidhin mundësinë e shfaqjes së kancerit me dietën ushqimore dhe duke sugjeruar se: “Dieta që përmban sasi të mjaftueshme dhe të shumëllojta perimesh dhe frutash do të parandalojë me 20% ose më shumë shfaqjen e të gjitha llojeve të kancerit.”
Ne Shqiperi, Instituti i Politikave Mjedisore ka zhvilluar nje seri aktivitetesh publike me kete tematike duke filluar qe nga viti 2009, sikurse fushata per promovimin e dietes me baze bimore te shëndetshme, takime me te rinjte, publikime, konferenca mbi rreziqet qe paraqet dieta shtazore per shfaqjen e kancerit te gjirit dhe kolonit me profesionistet e rinj te mjekesise etj.
Shprehja e fundit publike e OBSH-se konfirmon edhe nje here se konsumatori duhet te tregohet vecanerisht i vemendshem per produktet ushqimore qe konsumon duke parandaluar semundje te rrezikshme per te dhe familjen e tij.

Prononcimi publik i OBSH-se ne Shqiperi mbi raportin: http://vizionplus.al/7pa5-raporti-i-obsh-se-29-tetor-2015/

Te rinjte e YEP, pjesmarres ne Kuvend per projektligjin e Eficences se Energjise

27 Tetor 2015
12177541_924196327668541_336906897_o
Te rinjte e perzgjedhur te rrjetit YEP (Youth for Energy Policy) me mbeshtetjen e Insitutit te Politikave Mjedisore dhe ftesen nga Kuvendi i Shqiperise, moren pjese ne seancen per votimin e projektligjit per Eficencen e Energjise nga Komisioni per Veprimtarite Prodhuese, Tregtise dhe Mjedisit.
12190286_924196471001860_1174141251_o
Ne kete sesion pune, te rinjte paten mundesine te degjojne mendimet e komisionit dhe te vleresojne mundesite e fushat ku ata mund te kontribojne ne te ardhmen. Ky aktivitet i hap rrugen bashkepunimit te metejshem te rrjetit te profesionisteve te rinj te YEP dhe Komisionit, ne shkembimin e sugjerimeve per projektligjin ne fjale dhe projektligjet e ardhshme.

Manual mbi pjesemarrjen ne politikat publike mbi Eficencen e Energjise

Manual i ri i perkthyer ne shqip dhe te pershtatur me shembuj nga vendi yne mbi eksperiencen e perfshirjes se te gjithe aktoreve ne hartimin e politikave publike ne sektorin e Eficences se Energjise. Ky dokument mund tu sherbeje hartuesve te politikave dhe vendimmarresve, por edhe vete aktivisteve te shoqerise civile.
Ky manual bazohet mbi broshurën e përgatitur nga projekti CENEP dhe është plotësuar më tej nga ekipet e projekteve STRONG SEE (Forcimi i rolit të OJF-ve në dialogun publik për mbrojtjen e klimës në Evropën Juglindore) dhe projekti PDI (Dialogu publik mbi përdorimin e qëndrueshëm të energjisë në Evropën Juglindore).
Manual mbi pjesemarrjen ne politikat publike mbi Eficencen e Energjise

IEP merr pjese ne panairin e organizatave.

18 Tetor 2015,
12168792_920858324669008_1489488016_o

12169101_920858794668961_700052697_o

12171587_920857758002398_1624316121_o

Slide1
IEP merr pjese ne panaririn e prezantimit te punes se organizatave ne Shqiperi. IEP pati mundesine te takohet e te prezantoje tek shume te interesuar perfitimet nga energjite e rinovueshme dhe risi te tjera ekologjike.

Ky aktivitet u organizua me mbeshtetjen logjistike te Bashkise Tirane dhe AMSHC me rastin e dites pa makina.

IEP merr pjese ne diskutimet mbi projektligjin per “Eficencen e energjise”!

14.10.2015
1 - Copia
Instituti i Politikave Mjedisore (IEP) ishte sot pjesmarres ne Komisionion per Veprimtarite Prodhuese, Tregtine dhe Mjedisin ne kuader te nje seance degjimore me grupet e interesit.
Perqasja e organizatave dhe instituteve pjesmarres ishte pozitive duke sugjeruar ndryshime praktike. IEP duke theksuar nevojen e ketij ligji sugjeroi sheshimin e burokracive dhe miratimin sa me te shpejte te ligjit duke qene se prek edhe konsumatorin fundor te enrgjise pra ka te beje me nje aspekt mbi palet. Gjithashtu IEP sugjeroi se te rinjte dhe profesionistet e rinj kane informacion te vazhdueshem mbi eficencen e energjise sikurse kane edhe mjaft interes ne fushen e biznesit te energjive.

Nje prej pikave interesante te sugjeruara nga Erion Tase, Academy of Political Studies, ishte vendosja e kritereve ne prokurimet publike/ tendera per pajisjet dhe sherbimet me eficence energjie psh te pajisje te klases ekonomike.

Me qellim qartesimin e koncepteve teknike te eficences se energjise tek konsumatori fundor, IEP shperndau publikimet e saj mbi mbi kete fushe cka u mireprit nga autoriteti ligjvenes si dhe u shprehen mundesi bashkepunimi ne te ardhmen.
3

Takimi permbylles i programit SENiOR-A

Sot Instituti i Politikave Mjedisore (IEP) mori pjesë në veprimtarinë e mbylljes së programit SENiOR-A.
Gjate aktiviteti u organizua nje panair i OJF-ve ku pjesëmarrësit u njohen edhe me aktivitetet e IEP.
Me pas u prezantua një dokumentar dhe disa mendime për tema te ndryshme si dhe sugjerime per përmirësim.
seni
Gjatë 3 viteve të bashkëpunimit me programin SENIOR-A, i financuar nga Qeveria Suedeze dhe menaxhuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit ne Shqipëri, IEP është krenar: duke trajnuar 114 të rinj për energjitë e rinovueshme dhe mjedisin, duke i dhënë 165 njerëzve mundësinë për të marrë pjesë në konferenca mbi mjedisin të realizuara nga IEP, duke trajnuar 86 persona nga stafit i 7 bashkive shqiptare dhe duke promovuar 8 studime shkencore në mjedis nga të rinj / profesionistë të rinj.
seni 2
Në përfundim, IEP falënderon të gjithë mbështetësit që kanë besim në vizionin tonë të përbashkët, një mjedis më të mirë.

Act4Drin publikimi i pasurise dhe trashegimise natyrore te Basenit te lumit te Drinit

Ky publikim tregon vendosshmerine dhe solidaritetin e OJF-ve mjedisore te rajonit per te mbrojtur dhe ruajrut Basenin e Lumit te Drinit.
Promotoret e projektit te Act4Drin perfshijne 13 OJF-te: Albaforest, BirdLife Slovenia (DOPPS), Society of bird research and nature protection (DPPVN), Environmental Center for Administration and Technology (ECAT), EIRLA Association, Greens of Montenegro, Institute for Nature Conservation in Albania (INCA), Institute for Environmental Policy (IEP), Environmental Movement “OZON”, Permaculture and Organic Agriculture (POA), Protection and Preservation of Natural Environment in Albania (PPNEA), PSEDA ILIRIA dhe Society for the Protection of Prespa (SPP).

Ju mund te ndiqni videon ne linkun: http://mio-ecsde.org/wp-content/uploads/2015/09/Act4Drin_Brochure_18_9_2015_single_pages.pdf

23 Shtator 2015, zhvillohet konferenca Hapa Drejt Zhvillimit te Qendrueshem

Ne 23 Shtator 2013, u zhvillua konferenca per profesionistet e rinj “Hapa drejt zhvillimit te qendrueshem”.
Interesi per te marre pjese ishte i larmishem, nga te rinj te apasionuar per mjedisin tek akademike dhe perfaqesues te firmave private qe kane nje sfond te gjelber ne punen e tyre.
Pavaresisht se ceshtjet e trajtuara nga prezantuesit ishin te ndryshme, te gjitha perfaqesonin ne thelb mundesite e gjetjes se ekuilibrave midis shfrytezimit te burimeve natyrore nga njera ane dhe mbrojtjes se mjedisit nga ana tjeter.
tashme eshte e qarte se shfrytezimi pa kriter i burimeve natyrore ka nje kosto pasojat e te cilave Shqiperia i ka provuar mjaftueshem.
Ne kete kontekst Instituti i Politikave Mjedisore ka ne strategjine afatgjate promovimin e te rinjve dhe punes se tyre pasi ata jane nder garancite me te sigurta per mbrojtjen e mjedisit.
Ky aktivitet u mbeshtet nga Programi SENiOR-A nepermjet nje granti te dhene nga REC Shqiperi dhe financuar nga Qeveria Suedeze.