DEKLARATË Për Mbrojtjen e Lumit të Bënçës

06.08.2015

Lumi i Bënçës është një ndër degët e lumit Vjosa dhe ka një gjatësi prej 26 km. Në luginën e Bënçës janë parashikuar të ndërtohen 5 HEC-
Duke përcuar zërin e komunitetit dhe qindra aktorëve të tjerë të shoqërisë civile të përfshirë në nismën për mbrojtjen e lumit të Bënçës:
Ne, OJF-të shqiptare të poshtëshënuara, kundërshtojmë fuqimisht projektet hidroenergjetike në luginën e Bënçës pasi besojmë se pikërisht kjo luginë përbën potencialisht “zemrën” e një Parku Kombëtar të mundshëm që përfshin gjithë luginën e Vjosës. Në vend të tyre, ne duam të mbrojmë trashëgiminë tonë natyrore.

Deklarata ne linkun ne vijim: DEKLARATE PER MBROJTJEN E LUMIT TE BENCES

NJOFTIM PËR SHTYP: Grupimi “Të mbrojmë lumenjtë” – Nismëtar për moratoriumin ndaj HEC-eve në Shqipëri

Tiranë, 16 Korrik, 2015
NJOFTIM PËR SHTYP

Grupimi “Të mbrojmë lumenjtë”
Nismëtar për moratoriumin ndaj HEC-eve në Shqipëri

Në kuadër të nismës për kërkesën për moratorium për ndalimin e dhënies së lejeve për koncesione për HEC-e në territorin e Shqipërisë, grupimi “Të mbrojmë lumenjtë”, i cili përbëhet nga organizata mjedisore të shoqërisë civile (INCA, REC Albania, EDEN, Ekolëvizja, Mileukontakt Albania, Shoqata për Bujqësinë Organike, Instituti për Politikat Mjedisore, Qendra EPER), organizuan sot në datë 16.07.2015, një konferencë për shtyp me qëllim lançimin e kësaj nisme dhe prezantimin e qëllimit dhe aktiviteteve të nismës.
Rritja e përdorimit të ujit për prodhimin e energjisë elektrike është një nga trendet e zhvillimit në mbarë rajonin në ditët e sotme. Sipas raportit të vitit 2003 , të Zhvillimit Botëror të Ujit të Kombeve të Bashkuara, 60% e 227 lumenjve më të mëdha botërore janë të fragmentuar rëndë nga digat, devijimet dhe kanalet e ndërtuara me qëllimin e ndërtimit të HEC-eve apo përdorimit të ujërave të lumenjve në bujqësi, industri apo furnizim me ujë të pijshëm, që çojnë në degradimin e ekosistemeve të cilat luajnë një rol thelbësor në filtrimin dhe sigurimin e burimeve e ujërave të ëmbla. Megjithëse kjo mënyrë e prodhimit të energjisë është klasifikuar si burim energjetik i rinovueshëm, një numër marramendës i HEC-eve (rreth 499, burimi AKBN) planifikohet të ndikojnë negativisht në ekosistemet natyrore, duke përfshirë edhe zonat e mbrojtura me vlera të larta, të tilla si parqet kombëtare natyrore. Ndonëse këto zona janë ligjërisht të mbrojtura ndaj zhvillimit të hidrocentraleve , ka shumë shembuj të HEC-eve që janë në punë ose që po ndërtohen në parqet kombëtare (p.sh. HEC-et në parqet e Shebenik-Jablanicës, Valbonës, Lurës, Bredhi i Hotovës, Bënçës, etj.) duke ndikuar negativisht në vlerat natyrore të këtyre zonave deri në degradimin e tyre, vlera që ndikojnë në atraksionin që këto zona ofrojnë dhe në zvogëlimin e vizitorëve të tyre.
Këto çështje të rëndësishme që janë pjesë e planifikimit dhe menaxhimit të integruar të territorit e në veçanti të zonave të mbrojtura natyrore, që tërheqin vëmendjen e të gjithë publikut e në veçanti të atyre që e duan natyrën e bukur shqiptare me vlerat e saj të rralla dhe papërshkrueshme, janë tashmë çështje të nxehta kur prishen ekuilibrat natyrorë, kur bëhen burime konfliktesh komunitare, kur ndryshojnë rrjedhën natyrore të lumit apo kur shkatërrojnë një shpat mali a kodre për interesa të ngushta dhe në dëm të zhvillimit të shoqërisë.
Për të realizuar mbrojtjen dhe menaxhimin me kritere pro mjedisore dhe pro zhvillimit të qëndrueshëm, grupimi “Të mbrojmë lumenjtë” ka ndërmarrë nismën për t’i kërkuar moratorium lidhur me ndërtimin e veprave energjetike në lumenjtë e Shqipërisë për një periudhë 3 vjeçare. Moratoriumi kërkohet para së gjithash për ndalimin e dhënies së licencave për koncesione për HEC-e në të gjithë territorin e vendit. Ky moratorium do të shërbejë për të analizuar situatën aktuale të koncesioneve dhe kushteve të zbatimit të tyre në përputhje me kërkesat ligjore të zhvillimit të territorit si dhe kërkesat e zhvillimit të qëndrueshëm mjedisor. Kjo nismë do të shërbejë në përmirësimin e kuadrit ligjor, zbatimit të praktikave të mira për koncesionet dhe ruajtjen e mjedisit, si dhe për integrimin e konventave dhe direktivave evropiane në dokumentet strategjike kombëtare sikurse janë Strategjia Kombëtare e Ujit, Strategjia Kombëtare e Energjisë, Vlerësimin Strategjik Mjedisor për Planin e Përgjithshëm Kombëtar dhe Planet Kombëtare Sektoriale, zbatimi i ligjit për menaxhimin e integruar të burimeve ujore që është përafrim i direktivës kuadër të ujit të KE, etj., dokumente të cilat janë tashmë në fazat e zhvillimit të tyre.
Në mënyrë më specifike gjatë periudhës së moratoriumit do të nevojitet të rishikohen, pezullohen dhe anulohen të gjitha licencat e dhëna deri më sot në zonat e mbrojtura dhe zonat sensitive lumore me potenciale të larta natyrore me prani të monumenteve natyrore në to. Rishikimi i veprave hidrike mbi lumin Vjose, HEC-i i Kalivaçit, Lengaricës dhe Bënçës janë një prioritet, qëkurse kryeministri i vendit është shprehur për angazhimin qeveritar për ta kthyer lumin Vjosa në Park Kombëtar. Por jo vetëm mbi lumin Vjosë, pasi ka ende koncesione që janë dhënë dhe nuk janë vënë në zbatim dhe që ndikojnë në zonat e mbrojtura natyrore si në lumin e Valbonës, në zonën e Shebenik-Jablanicës, në zonën e Korabit, në zonën e malit të Tomorrit, etj.
Askush nuk thotë “JO” për zhvillimin e shoqërisë, për përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit, për përdorimin efektiv të burimeve natyrore, por i themi ”JO” zhvillimit pa kritere që sjell pasoja katastrofike në mënyrën e menaxhimit të burimeve natyrore.

Info: Jo patentimit të bimëve dhe kafshëve – Peticion

nga kledina Skendo
Më 25 Mars 2015, Bordi i Zgjeruar i Apelit i Zyrës së Patentave Europiane (EPO) konfirmoi pikëpamjen se interpretimi i tanishëm i ligjit për patentat është I papranueshëm. Përderisa proceset për mbarështimin konvencional nuk mund të patentohen, atëhere dhe bimët e kafshët që derivojnë nga këto procese, mund të patentohen. Kjo jo vetem është kontradiktore në vetvete, por pengon zbatimin e ligjit të patentave europiane “ Varietet e bimëve dhe kafshëve apo proceset thelbësisht biologjike për prodhimin e bimëve dhe kafshëve” përjashtohen nga patentimi (neni 53b, EPC). Vendimi I marrë nga Bordi i Zgjeruar i Apelit do të jetë detyrues për të gjitha vendimet e tjera të EPOs, për këtë arsye duhet të ndryshojnë rregullat për interpretimin e Konventës Europiane të Patentave, në mënyrë që të forcohen dhe të ruhen sanksionet e tanishme, të vendosura tashmë në Ligjin e Patentave Europiane. Këshilli Administrativ i Organizatës Europiane të Patentave ka fuqinë për të ndryshuar Rregullat Zbatuese. Ju lutemi të na ndihmoni për të ushtruar sa më shumë presion mbi Këshillin Administrativ, për të siguruar që kjo të ndodhë ! Tashmë ka disa shembuj që tregojnë se si bimët dhe kafshët janë kthyer në të ashtuquajtura shpikje industriale. Edhe hapat teknike më të parëndsishëm si: analizimi i kushteve natyrore gjenetike, matja e përbërsve (të tilla si nafta apo proteinat), kalmin në tiparet kombëtare, të cilat tashmë ekzistojnë në rracat vendase apo në ato të egra, ose thjesht përshkrimi i karakteristikave të përgjithshme, mund të çoj në parjen e tyre si të ashtuquajtura shpikje dhe në monopolizimin e patentave. Shumë nga patentat dhe aplikimet për patentë bazohen në Biopiraci1) , duke shpërdoruar burimet gjenetike dhe biodiversitetin e kultivarëve tanë. Në shumë raste këto patenta mbulojnë të gjithë zinxhirin e kostove nisuar nga mbarështimi, korrja, ushqimi dhe prodhimi i tij. Patentat mbulojnë të gjithë llojet e kulturave ushqimore, perime të tilla si: domatja, brokoli, speci, marule dhe gjithashtu misrin dhe grurin.Ato gjithashtu mbulojnë pjesët e ngrënshme të bimëve si: frutat apo ushqimet e përpunuara prej tyre si birra dhe buka. Patenta të tilla janë thjesht një abuzim me ligjin dhe nuk duhen të praktikohen për zbulime apo resurse natyrore por vetëm për shpikje të vërteta. Ky abuzim lejon një numër të vogël kompanish dhe korporatash të marrin kontrollin e resurseve të nevojshme për prodhimin e ushqimeve tona të përditshme. Disa korporata nxjerrin fitime të mëdha nga këto patenta. Kompani të tilla si Monsanto, Dupont, Syngenta të cilat ende zotërojnë një numër të madh patentash për farat. Për më tepër, institucionet dhe individët të cilët e bazojnë biznesin e tyre në aktivitete ligjore rreth patentave si: avokatët, kompanitë konsulente dhe e fundit por jo nga rëndësia Zyra Europiane e Patentave, nxjerrin fitime të konsiderueshme. Në fakt EPO vetfinancohet në dhënien e patentave dhe tani pak a shumë ka marrë rolin e ofrimit të shërbimeve për industrinë. Aktorët e sipërmendur janë ata që kërkojne një lloj të veçantë ligji për patentat, që nuk i shërben interesave të shoqërisë, por fillimisht vendosin interesat e grupit për vet-shërbim. Mbarështuesit, fermerët, kultivuesit, prodhuesit e ushqimeve dhe konsumatorët janë të vetmit që humbasin dhe do të ndjenin pasojat negative të këtij zhvillimi. Patentat për bimët dhe kafshët do nxisnin edhe më tej rigrupimin në tregje dhe do të bënin fermerët e palët e tjera gjithnjë e më të varura nga disa kompani të mëdha shumëkombëshe. Rritja e tregjeve dhe monopolizimi I sektorëve të mbarështimit do të pengonte risitë dhe do ti jepnin fuqi vetëm disa korporatash ndërkombëtare për të vendosur se çfarë do të rritet në fusha dhe çmimin që duhet të paguajmë për të. Organizata Europiane e Patentave përbëhet nga dy organe, Zyra Europiane e Patentave dhe Këshilli Administrativ, i cili mbikëqyr aktivitetet e zyrës. Politikanët europian duhet të veprojnë tani ! Si hapë i parë shtetet anëtare të Organizatës Europiane të Patentave duhet të marrin iniciativën për të implementuar ndryshime në Këshillin Administrativ. Ky këshill jo vetëm përfaqëson shtetet anëtare të EPOorg, por gjithashtu ka fuqinë për të ndryshuar rregullat aktuale që qeverisin ligjin e patentave, me ndryshimin e Rregullores Zbatuese të Konventës Europiane të Patentave. Ligjet kombëtare si ato në Gjermani dhe në Holandë tregojnë se patentat e bimëve dhe kafshëve që derivojnë nga mbarështimi konvencional mund të ndalohen në nivel ndërkombëtar. Vendet e tjera duhet të ndjekin këtë shembull gjithashtu të ndalojnë patentimin mbi materialet mbarështuese, sekuencat e gjeneve dhe tiparet kombëtare. Së fundi, ligji europian i patentave duhet të ndryshoj duke përjashtuar të gjitha proceset e mbarështimit dhe materialet mbarështuese, karakteristikat e bimëve dhe kafshëve ( tiparet vendase, sekuencat e gjeneve, ushqimet që derivojnë nga patentimi)nga patentimi. Për të arritur këtë qëllim Qeveria Europiane dhe Komisioni i Unionit Europian do të duhet të bashkëpunojnë edhe me ngushtë.
1)Biopiraci – teknika e shfrytëzimit të materialeve natyrore, gjenetike, biokimike, sidomos me marrjen e patentave të cilat kufizojnë përdorimin e ardhshëm të tij, zakonisht pa kompesuar popujt indigjen apo vendet nga të cilat është marrë materiali.

Peticionin mund ta plotesoni ketu: http://no-patents-on-seeds.org/en/recent-activities/no-patents-plants-and-animals

Trajnim: Energjite e rinovueshme dhe aspektet ekonomike të perfitimit prej tyre

Instituti i Politikave Mjedisore fton te gjithe te interesuarit mbi energjite e rinovueshme te marrin pjese ne trajnimin: Energjite e rinovueshme dhe aspektet ekonomike të perfitimit prej tyre.
Gjithashtu pjesmarresit do te kene mundesine te anetaresohen ne Youth for Energy Policy (YEP), rrjet te rinjsh qe do te nxitin levizjen per energjite e rinovueshme ne Shqiperi.
Pjesmarresve ne trajnim do tu shperndahen certifikata pjesmarrje.
Data e trajnimit: 18 Qershor 2015, ora 10:00, Hotel Mondial, Tiranë
Hyrja e lirë

Programi:

10.00 – 10.30 Rregjistrimi i pjesmaresve
10.30 – 11.00 Hyrje, cfare eshte YEP. Endri Haxhiraj
11.00 – 12.00 Aspekte Ekonomike te Energjive te Rinovueshme, Teuta Malshi
12.00 – 12.30 Teknologjia e energjise se rinovueshme, Pamela Balliu
12.30 – 13.00 Pushim kafeje
13.00 – 13.30 Vazhdim Teknologjia e energjise se rinovueshme, Pamela Balliu
13.30 – 14.00 Rregjistrimi prane YEP dhe shperndarja e certifikatave per pjesmarresit.

Per me shume info: iep@iep-al.org

Korçë: Forumi Qytetar mbi Ndryshimet Klimatike

nga Cristina
20150520_095542
20150521_153248
20150520_100954
Në 20 Maj, Instituti i Politikave Mjedisore mori pjesë në forumin qytetar mbi ndryshimet klimatike të organizuar nga ambasada franceze në Universitetin e Korçës. Përveç studenteve të Universitetit, kjo ngjarje u ndoq nga një numër qytetaresh dhe fermerësh te moshës në mes 60 dhe 80 vjet. Gjatë këtij forumi, u diskutuan aspekte të ndikimit të ndryshimeve klimatike në Shqipëri, ilustruar nga disa ekspertë, por qe u kontestuan nga banorët e Korçës. Njerëzit lokale e veçojne veten nga ndryshimet klimatike si një çështje globale duke theksuar se ato jane të shkaktuara para së gjithash nga vendet e industrializuara të tilla si Franca. Edhe pse qëndrimi individualist i këtyre njerëzve mund të kundershtohet, pasioni i pozicionimit te tyre eshte per tu vleresuar, sikurse dhe pjesëmarrja e tyre në Forumin e qytetarëve. Si përfundim, mund të thuhet se kjo ngjarje ka qenë një mundësi e madhe për njerëzit lokalë për të takuar politikëbërësit dhe ekspertët e ndryshimeve klimatike dhe për të ndarë pikëpamjet e tyre, duke përfaqësuar njëkohësisht një rast të madh të debatit demokratik.

Kandidatet per kryetar te Bashkise Tirane zotohen maksimalisht ne zgjidhjen e çështjeve mjedisore

Perfaqesuesit e Institutit te Politikave Mjedisore kryen takime me kandidatet per kryetar bashkie te Tiranes gjate periudhes se mbledhjes se mendimeve dhe takimeve me organizatat mjedisore, te organizuar nga Rrjeti ECIM ne kuader te fushates se gjelberimit te zgjedhjeve lokale 2015, mbeshtetur nga Programi SENiOR-A. Ne fakt, keto takime jane nje risi teper e dobishme qe i ve kandidatet perpara sfidave sikurse ti njohe ata nga afer edhe me aktivistet mjedisore.
Te gjithe kandidatet e takuar, Z. Gjergj Bojaxhi, Z. Halim Kosova dhe Z. Erion Veliaj shprehen maksimalisht deshiren per perfshirjen ne axhenden e tyre dhe platformen qe do te prezantojne ne fushate te ceshtjeve si parkimi ne Tirane, Menaxhimi i qenve te rruges, Gjelberimi i periferise, Menaxhimi i integruar i mbetjeve, Rruget e bicikletave, Permiresimi i orarit te ujit te pijshem, Krijimi i hapesirave per rekreativitet, rregullimi i vijezimit te rrugeve, semaforeve, pusetave, ndricimit si dhe edukimit te femijeve per dashurine ndaj natyres.
Ne shpresojme qe keto deklarata pervecse te perfshihen ne platformen e kandidatit, te mos ngelin vetem ne 30 ditet e fushates por te realizohen prej fituesit te zgjedhjeve vendore. Sidoqofte organizatat mjedisore jane te vendosura qe te monitorojne dhe te veprojne per te gjitha zhvillimet, ne menyre qe jetesa ne qytetin e Tiranes te kete ende shprese.
20150515_183706

20150515_183714

20150516_191849

20150516_191916

takimi-me-gjergj-bojaxhiun_2 (kjo foto u lejua nga Znj. Alisa Peci)

Forum Qytetar: Ndryshimet Klimatike

Në kuadër te COP 21 – Konferenca e Kombeve të Bashkuara
mbi ndryshimet klimatike që do të mbahet në Paris në dhjetor 2015,
Ambasada Franceze në Shqipëri dhe Universiteti i Korcës,
organizojnë bashkërisht me bashkëpunimin teknik gjerman nepërmjet GIZ-it dhe OJQ-së mjedisore Instituti i Politikave Mjedisore,
një Forum Qytetar mbi temën e ndryshimeve klimatike.
Me këtë rast, disa tematika do të diskutohen nga Kërkuesit shkencore të Fakultetit të Bujqësisë të Universitetit të Korcës dhe fermere të rajonit të Korcës për një sensibilizim qytetar.

Fakulteti i Bujqësisë, Universiteti i Korcës “Fan S. Noli”,
Salla 221, Kati i 2-të
E Enjte, 20 Maj 2015
Ora 10h00
E hapur për të gjithë
Hyrja Falas

ftesa dhe programi: Forum Qytetar per Ndryshimet Klimatike Korce 20 Maj 2015

Zgjidhja e 10 ceshtjeve mjedisore te ndjeshme per banoret e Tiranes qe duhen konsideruar nga kryetari i ardhshem i bashkise

Nga Endri Haxhiraj dhe Edvin Pacara
Mendo dhe voto gjelber
Ankthi se cili do te jete kryetari i Bashkise se Tiranes per mandatin 2015-2019 ka filluar qe para fushates zyrtare. Kjo vjen per shkak se rrethi i pergjegjshmerise se kryetarit te ri do te rritet disa fish duke perfshire ne bashkine me te madhe ne vend edhe komuna me popullsi te konsiderueshme si ajo e Farkes, Kasharit, Dajtit etj.
Duke qene se ne keto zgjedhje kryefjala eshte rritja e mireqenies se banoreve, pritshmerite e votuesve jane maksimale. Kete vit banoret deshirojne permiresimin e cilesise se jetes se tyre dhe te femijeve. Per kete arsye Instituti i Politikave Mjedisore i adreson kanditateve per kryetar te bashkise se Tiranes 10 ceshtjet mjedisore qe kane ndjeshmeri te rritur tek banoret e Tiranes dhe qe kerkojne zgjidhje sa me te shpejte.
Pervec ndotjes mjedisore apo kercenimit te shendetit publik, keto ceshtje perbejne edhe shqetesimin e perditshem te banoreve duke u kthyer ne ankth dhe stres:
1. Zgjidhja e ceshtjes se parkimit ne Tirane duke ndertuar parkingje me kate nen dhe mbi toke. Rruget dhe hapesirat e pakta te Tiranes nuk mund te zihen nga individe private per ceshtje fitimi ose nga makina te amortizuara;
2. Menaxhimi i qenve te rruges nepermjet sterilizimit dhe rileshimit. Banoret duan qe qente te kurohen dhe menaxhohen por mos te vriten;
3. Gjelberimi i Tiranes dhe vecanerisht i periferise p.sh., hapja e hapesirave te reja me gjelberim midis qendrave te banuara, nxitja e vendosjes se bimesive ne tarraca, si dhe shfrytezimi i tokave te lira ne qytet qe te krijohen parqe publike;
4. Menaxhimi i duhur i mbetjeve duke futur grumbullimin e mbetjeve te ndara, edukimin dhe detyrimin e banoreve qe te ndajne mbetjet para se t’i hedhin, dhe bashkepunim i ngushte me biznesin riciklues;
5. Krijimi i rrugeve te pershtatshme per bicikleta pasi shume banore i mbajne bicikletat te bllokuara ne shtepi dhe jane te detyruar te perdorin makinen per ceshtje sigurie, rruget e bicikletave duhet te kene perparesi dhe te jene te lidhura me njera-tjetren e te shtrihen ne te gjithe qytetin;
6. Sjellja e ujit te pijshem me shume ore ne dite dhe permiresim i infrastruktures qe banoret te kursejne ne blerjen e tij me shishe perderisa uji ne burim eshte cilesor, duke ulur keshtu dhe prodhimin e mbetjeve plastike nga shishet plastike te ujit;
7. Krijimi i hapesirave per rekreativitet p.sh., kende lojrash per femijet, per te moshuarit etj,. Femijet sot luajne futboll ne rruget e lagjeve, duke rrezikuar jeten ose demtimin e mjeteve te parkuara aty. Bashkia duhet te fuse ne lejen e ndertimit detyrimin qe firma qe nderton pallatin te ndertoje edhe nje kend te hapur lojerash per femije brenda territorit te pallatit;
8. Masa kundra permbytjeve nga shiu brenda ne qytet ose prane lumenjve, duke hapur shtratin e mbuluar me mbeturina te Lumit te Tiranes dhe rikthim te shtratit te tij te meparshem qe ishte i gjere, me zhavorr e nuk shkaktonte permbytje;
9. Vijezimi i vazhdueshem i rrugeve, rregullimi i ndricimit, kapakeve te pusetave dhe i semaforeve kur prishen per te siguruar me shume jeten e kembesoreve;
10. Edukimi i femijeve me dashurine per natyren dhe punen ne komunitet duke integruar ne te gjitha shkollat e qytetit idene e kopshteve dhe serave per lule e perime.
Ne mendojme se keto sugjerime nese do te realizoheshin do te kishin ndikim te menjehershem ne permiresimin cilesor te jetes ne Tirane dhe do te hapte kapitullin e zhvillimit te qendrueshem te qytetit.

Video: Zhvillimi i qëndrueshëm i praktikave të menaxhimit të ujrave me qëllim konservimin e rrjedhave natyrore drejt basenit të OHRIT

Projekti “Zhvillimi i qëndrueshëm i praktikave të menaxhimit të ujrave me qëllim konservimin e rrjedhave natyrore drejt basenit të OHRIT” po zbatohet nga Instituti i Politikave Mjedisore (IEP) në Pogradec. Projekti fokusohet në strategjinë e menaxhimit të të qëndrueshëm të ujit përderisa Liqeni i Ohrit dhe rrethinat janë pjesë e një zone të rëndësishme të biodiversitetit në rajonin Ballkanik.
Për këtë arsye, IEP ju fton të ndiqni videon në vijim (Anglisht): https://www.youtube.com/watch?v=02W68Oug2sI