Rekomandimet e shoqërisë civile për qeveritë e Ballkanit Perëndimor

Forumi i Shoqërisë Civile dhe Think Tank 2022 mblodhi së bashku këtë fillim Nëntori më shumë se 100 përfaqësues të ndryshëm si grupe studimore, shoqëri civile dhe ekspertë në fushat përkatëse për të ofruar rekomandime mbi procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këto takime mori pjesë edhe përfaqësuesi i lartë i qeverisë gjermane dhe Përfaqësuesi Special i Qeverisë Federale Gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, z. Manuel Sarrazin.

Instituti i Politikave Mjedisore, i përfaqësuar nga Endri Haxhiraj, pati rastin të takojë znj. Ursula VON DER LEYEN e cila pati durimin të dëgjojë shkurtimisht disa nga shqetësimet e shoqërisë civile në Ballkan dhe besimin që OSHC-të mjedisore kanë lidhur me udhëheqjen e saj të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane (EGD) dhe reflektimin e EGD-ve në shoqërinë e Ballkanit Perëndimor.

Forumi i Shoqërisë Civile dhe Think Tank 2022, në rekomandimet që përcjellin për qeveritë e Ballkanit Perëndimor kërkojnë rritjen e përpjekjeve në lidhje me zbatimin e ligjit, për zbutjen/përshtatjen e klimës dhe masat e mbrojtjes së mjedisit.

Një rekomandim që vlen për tu theksuar dhe që kërkon vëmendje, i drejtohet qeverive të Ballkanit Perëndimor për “të gjetur qasje që i japin njerëzve cilësinë e jetës që ata kërkojnë duke mbrojtur sistemin mjedisor që është gjithashtu themeli i mirëqënies tonë. Të gjithë aktorët duhet të përfshihen në proces, jo vetëm ata që janë aktivë në fushën e mjedisit”.

Për më shumë, mund të ndiqni dhe rregjistrimet e paneleve të diskutimit: https://youtu.be/Oy24aYmeoa4

#CSF2022 organizohet nga Aspen Institute Germany dhe Südosteuropa-Gesellschaft e.V. me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme Federale të Qeverisë Gjermane.

#BerlinProcess

Rekomandimet e pregatitura tashmë në gjuhën Shqipe, mund t’i lexoni këtu.

Njoftim punësimi

Instituti i Politikave Mjedisore në kuadër të projektit të bashkëfinancuar nga BE-ja “Kryeqytetet që bashkëpunojnë për sfidat e përbashkëta në menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme-Yerevan, Varshavë, Tiranë” (NEAR-TS/2019/412-943) kërkon një Koordinator Projekti të Jashtëm me kontratë shërbimi.

Kriteret që duhet të përmbushë Konsulenti, janë si më poshtë vijon:

§  Të ketë mbaruar shkollën e lartë;

§  Të ketë zbatuar projekte në fushën e mjedisit;

§  Të ketë licencë mësuesie;

§  Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në këtë fushë;

§  Të ketë njohuri mbi Mbetjet, Ndryshimet klimatike, Mjedisi;

Kandidati duhet të paraqesë dokumentet, si më poshtë:

§  Curriculum Vitae (CV) personale;

Afati datë 25 Nëntor 2022, ora 10.00 në emailin: iep@iep-al.org

Ndryshimi i politikave dhe mjeteve demokratike për të ndikuar për mbrojtjen e kafshëve në politikë

Në datën 03 Maj 2022, Instituti i Politikave Mjedisore/Institute for Environmental Policy me mbështetjen e Partisë së Kafshëve Hollandeze Party for the Animals zhvilloi punëtorinë “Ndryshimi i politikave dhe mjeteve demokratike për të ndikuar për mbrojtjen e kafshëve në politikë”! Aktiviteti u zhvillua me disa prej aktivistëve për mbrojtjen e kafshëve në Shqipëri dhe Kosovë me qëllim për njohjen me aspekte politike nga ekspert i politikës, Z. Ilir Kalemaj dhe kandidates së parë politike Shqiptare për mbrojtjen e kafshëve Znj. Eva Xhediku. Gjatë takimit u reflektuan disa aspekte politike dhe u planifikua që në Konferencën Shqiptare për Mbrojtjen e Kafshëve të prezantohen disa kërkesa politike për mbrojtjen e kafshëve në Shqipëri.

Fillimi i projektit “Kompostimi i mbetjeve organike në Baldushk”

Instituti i Politikave Mjedisore/Institute for Environmental Policy filloi zbatimin e projektit të Kompostimit të Mbetjeve Organike në Baldushk. Aktiviteti i parë është hulumtimi i mbetjeve organike në zonë. Siç shihet edhe nga fotografitë, mbetjet organike gjenden shpesh buzë lumit ose jashtë koshave të mbeturinave. Në rastin e koshave ato gjenden në pirgje dhe në masë të konsiderueshme në raport me mbetjet e tjera. Ne po hulumtojmë edhe mbetjet në disa prej familjeve dhe pjesa organike zë një masë të konsiderueshme. Ndërkohë kemi filluar edhe diskutimin me banorët e Baldushkut si dhe intervista me të sipërmarrësit e zonës. Projekti Kompostimi i Mbetjeve Organike në Baldushk mbështetet nga projekti Green-AL “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri” financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN Institute for Habitat Development në bashkëpunim me organizatat CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo

Thirrje për vullnetarë për krizën klimatike

A doni të veproni kundër krizës klimatike? A doni një të ardhme të gjelbër? 🏡Thirrje për vullnetarë për fushatën kundër krizës klimatike 🌍Nëse jeni i/e interesuar t’i bashkoheni fushatës kundër krizën klimatikë që Instituti i Politikave Mjedisore ka nisur, dërgoni një letër motivimi tip eseje, jo më shumë se një faqe, ku të tregoni se pse doni të veproni kundër krizës klimatike, cilat janë shkaqet, pasojat dhe masat që duhet të marrim kundër kësaj krize.
Adresa: iep@iep-al.org

Aktivistët e IPM bëjnë thirrje për ulje të konsumit të mishit

Aktivistët e Institutit të Politikave Mjedisore organizuan më 16 mars 2021 një aksion ndërgjegjësues në Tiranë, me banera që kishin mesazhet: “Kafshët e fermës krijojnë më shumë gazra serë sesa i gjithë sektori i transportit”, “Zëvendësoni mishin me ushqime bimore sot, për të eleminuar 1 ton dioksid karbon në vit” dhe “Shpëtoni planetin duke ngrenë gjelbër”. Veprimtari u zgjodh të bëhej në vijat e bardha para semaforëve, në mënyrë që mesazhet të shihen nga drejtuesit e makinave dhe kalimtarët në vija të bardha. Industria e mishit kontribuon në kultivimin dhe rritjet e kafshëve për qëllim konsumi, çka çon në çlirimin e gazit metan (CH4) që është shkaktari i dytë më i madh i ndryshimeve klimatike. Industria e mishit prodhon rreth 30% të gazrave serë, më shkatërrimtare për klimën se transporti. Gjithashtu, industria e mishit shkakton dëme të mëdha në mjedis e biodiversitet, duke zënë tokën, duke prerë pyjet për toka të reja, dhe duke ndotur lumenjtë, liqenet e detet. Amazonën po e djegin e po shkatërrojnë për të hapur toka të reja për kullota për lopët, të cilat do të shiten për mish, pasi kërkesa për mish sa vjen e rritet. Veprimtaria u ndoq nga Citizens Channel, i cili publikoi një artikull për këtë veprimtari, që mund ta lexoni këtu.

Qëndrueshmëria e ligatinave ndaj ndryshimeve klimatike

Këtë vit, për Ditën Botërore të Ligatineve, jemi në pjesën veriore të lagunës dhe kompleksit ligatinor së Karavastasë, pikërisht në plazh Vila Bashtovë, në grykëderdhjen e lumit Shkumbin, ku dhe kemi evidentuar një sërë rreziqesh që i kanosen biodiversitetit të lagunës. Gjithashtu, zgjodhëm që të komunikojmë me komunitetin kryeqytetas mbi rëndësinë që paraqesin moçalet (ligatinat apo lagunat) dhe uji! Për shumë vite, termi moçal ka patur një kuptim negativ, vendburim mushkonjat dhe gjallesash të bezsisshme. Por me humbjen e tyre është parë se biodiversiteti është kthyer në shterpë, mjedisi është bërë më i ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike dhe mungesës së ujit të pijshëm. Për këtë qëllim i gjithë komuniteti i shkencëtarëve dhe mjedisorëve bëjnë thirrje ditën e sotme e në vazhdim për mbrojtjen e tyre! Kjo veprimtari u mbështet nga MedWet, Nisma Mesdhetare për Ligatinat

Video from the Karavasta Lagoon and wetland complex

Veprimtari ndërgjegjësuese për klimën, të premten më 29 janar 2021

Më 29 janar 2021, të premten e krizës klimatike, IEP dhe një grup aktivistësh zgjodhën të informojnë publikun mbi krizën klimatike. Që prej paradites, biçikleta e klimës kaloi lagje më lagje në qytetin e Tiranës me mesazhin se ne kemi në dorë zgjedhjen për të frenuar çlirimin e gazrave serë që ndikojnë në krijimin e ndryshimeve klimatike. Ndërkohë në orën 16.00, Rrjeti Kombëtar për Klimën dhe aktivistë u mblodh tek Piramida dhe te ura te Blloku për të shpalosur një mesazh të ri ndërgjegjësues për krizën klimatike.

Thirrje për aplikantë

Thirrje për aplikim
Instituti i Politikave Mjedisore (IEP) kërkon një mjedisor (fokus në botani e ndryshime klimatike) që të bëhet pjesë e nismave dhe veprimtarive tona në mbrojtjen e mjedisit dhe klimës në Shqipëri.
Fushat e veprimtarisë: Flora, kriza klimatike
Afati përfundimtar i aplikimit: 29 Janar 2021
Kriteret të cilat duhet të plotësojnë kandidatët që do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje:

  • Të jetë i/e diplomuar në biologji, studime mjedisore apo fusha të ngjashme, apo të ketë kualifikime/trajnime dhe përvojë e ngjashme me fushat e biologjisë e mjedisit.  
  • Të ketë interes në fushat e florës e faunës, ndryshimeve/krizës klimatike, politikave mjedisore dhe ekonomisë së gjelbër.
  • Të ketë njohuri në botanikë. Njohuritë mbi tulipanët dhe bimët shoqëruese, janë një vlerë e shtuar.
  • Të jetë i/e disponueshëm për punë me kohë të plotë ose të pjesshme.
  • Të jetë i disponueshëm për ekspedita në terren.  
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera në komunikimin dhe shkrimin e gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze (për gjuhën angleze do të testohen gjatë intervistës).
  • Të jetë përdorues i mirë i të paktën Microsoft Office. Përvoja me prodhim e redaktim posterash, figurash e videosh me programe të ndryshme, është një vlerë e shtuar.
  • Të ketë nismë vetjake dhe gatishmëri për të rritur kapacitet profesionale dhe për të punuar edhe në mënyrë të pavarur kur i kërkohet. 

Kandidatët të cilët plotësojnë kriteret mësipërme janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre në formë elektronike në adresën iep@iep-al.org.
Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e listuara më poshtë:

  1. Jetëshkrim (CV) ku të dëshmohet gjithashtu dhe aftësitë kompjuterike dhe aftësitë e zotërimit të gjuhës angleze.
  2. Letër interesi/motivimi, ku të shprehet qartë se pse kandidati plotëson kriteret e kërkuara dhe motivimi për të aplikuar në këtë detyrë. Letra e interesit duhet dërguar në gjuhën shqipe dhe atë angleze.

Afati i fundit i aplikimit është data 29 janar 2021. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen nga IEP. Kandidatët duhet të jenë të disponueshëm për intervista në distancë nëpërmjet programeve specifike (Skype, Zoom, Whatsapp etj.).