Takimi permbylles i programit SENiOR-A

Sot Instituti i Politikave Mjedisore (IEP) mori pjesë në veprimtarinë e mbylljes së programit SENiOR-A.
Gjate aktiviteti u organizua nje panair i OJF-ve ku pjesëmarrësit u njohen edhe me aktivitetet e IEP.
Me pas u prezantua një dokumentar dhe disa mendime për tema te ndryshme si dhe sugjerime per përmirësim.
seni
Gjatë 3 viteve të bashkëpunimit me programin SENIOR-A, i financuar nga Qeveria Suedeze dhe menaxhuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit ne Shqipëri, IEP është krenar: duke trajnuar 114 të rinj për energjitë e rinovueshme dhe mjedisin, duke i dhënë 165 njerëzve mundësinë për të marrë pjesë në konferenca mbi mjedisin të realizuara nga IEP, duke trajnuar 86 persona nga stafit i 7 bashkive shqiptare dhe duke promovuar 8 studime shkencore në mjedis nga të rinj / profesionistë të rinj.
seni 2
Në përfundim, IEP falënderon të gjithë mbështetësit që kanë besim në vizionin tonë të përbashkët, një mjedis më të mirë.