Apokalipsi mjedisor vjen në Tiranë!

nga Endri Haxhiraj dhe Edvin Pacara

100_1405

100_1438

100_1457

100_1459

protesta parkut

Apokalips – një shkatërrim përfundimtar i botës, sikurse përshkruhet në librin biblik të Zbulesës

Pas prerjeve të pyjeve në Librazhd, koncesioneve për ndërtimin e digave në Vjosë, sot betonizimi vjen shumë afër shtëpisë së çdo banori të Tiranës. Jashtë sfondeve partiake, një grup qytetarësh u mblodhën të dielën e 21 Shkurtit për të mbrojtur Parkun e Liqenit në Tiranë. Ata kërkonin që parku të ruajë identitetin, të mos ketë betonizim dhe prerje pemësh. Heqja e hunjve rrethues të kantierit brenda parkut u kushtoi shtrenjtë protestuesve, dhunë, fyerje, grushta dhe arrestime. Ajo që u pa ishte një dhunë e papërmbajtur sikur përballë të ishte një grup kriminelësh. Por jo! Përballë ishin të rinj, fëmijë, të moshuar, studentë, protestues mjedisore, profesorë, inxhinierë, qytetarë të ndërgjegjësuar dhe aktivistë të tjerë që mendojnë ndryshe. Nëse sot ka njerëz që e duan parkun aq sa mund të linin kafen, pushimin e të dielës e të dilnin pa pagesë ishin këta qytetarë. Megjithatë kjo nuk është dhuna e vetme.

Thelbi i dhunës ditën e dielë gjatë protestës së shoqërisë civile, është rënia e shtetit dhe shkelja e ligjit. Dhe përdorimi i atyre që duhet të ruanin rendin e ligjin për të ruajtur shkeljen e ligjit dhe për të goditur qytetarët që duan të ruajnë ligjin.
Bashkia e Tiranës filloi të rrethojë e të gërmojë të vetmin park në Tiranë duke shkelur një sërë ligjesh të Republikës së Shqipërisë.
1. Nuk është informuar komuniteti mbi projektin dhe nuk janë bërë dëgjesa publike me komunitetin, duke shkelur ligjet shqiptare në linjë me Konventën e Aarhusit.
2. Nuk ekziston asnjë projekt mbi parkun, përveç një paraqitjeje në një mënyrë amatoreske me një video e me foto fotoshopi, pamje e video që ndryshohet brenda sekondave sipas dëshirave.
3. Nuk ka leje mjedisore për kryerjen e punimeve.
4. Shkelet statusi i Parkut të Liqenit si dhe moratoriumi për prerjen e pemëve.
5. Nuk ka asnjë studim sesi do të ndikojë në ekosistemin e cili po shkatërrohet në park nga këto punime.
6. Nuk ka asnjë tabelë në sheshin e punimeve, që shpjegon se çfarë projekti është, kush e bën e kush e financon.

Këto janë vetëm shkeljet e dukshme të ligjit, shkelje që dënohen rëndë. Ishin këto shkelje që ngritën me qindra qytetarë të shkojnë për të mbrojtur parkun dhe ligjin nga një ndërhyrje e paligjshme, por u përballën me ata që duhej të mbronin ligjin, policinë e shteti, e cila këtë rradhë jo vetëm që nuk mbrojti atë, por mbrojti shkelësit e ligjit duke dhunuar barbarisht qytetarët.

Dikush mund të aludojë që Bashkia e Tiranës mund t’i përmbushë gjithë këtë dokumentacion që i mungon dhe që përbën shkelje ligjore, e më pas mund të vazhdojë punimet. Por, ndërhyrja te Parku i Liqenit, do të përbënte një precedent të rëndë dhe t’i jepte dorë të lirë çdo kryebashkiaku për të ndërhyrë dhe në pjesën tjetër të mbetur të parkut dhe në lulishte e parqe të tjera në Tiranë, të cilët i pret një fat i hidhur.
Përveçse Parkut të Liqenit, Parku Rinia dhe dhjetëra mini parqe të tjera të Tiranës do të shndërrohen së shpejti në kantiere ku betoni e hekuri do të derdhet masivisht. Do të ndërtohet në aq shumë vende njëkohësisht saqë do të jetë e pamundur për qytetarët e aktivistët t’u bëjnë ballë çdo vend ndërtimi në kundërshtim me ligjet.
Sikurse për Parkun Rinia, trumbetohet shpesh që këto plane janë projekte të miratuara nga kryebashkiaku i kaluar. Arsyeja pse banorët e Tiranës votuan kryebashkiakun aktual ishte pikërisht kjo, kundërshtimi i betonizimit, i këtyre planeve në letër apo i atyre të sapofilluara si tek diga e
Liqenit dhe që Tirana të gjelbërohej sa më shumë atje ku ishte e mundur.
Sot ka vetëm dy zgjedhje përballë apokalipsit, të ngadaltë por të vërtetë: ose të frenohet betonizimi e të rikuperojmë ç’të mundim ose Tirana do të bëhet qytet i pabanueshëm, i rrezikshëm për shëndetin e kush ka mend në kokë ta braktisë.

Konferenca: Përmirësimi i efiçencës së prodhimit të blegtorisë dhe reduktimi i ndikimit mjedisor

Sipas statistikave të FAOs kontribuesit më të mëdhenj të gazrave serë në vitin 2012 në bujqësi ishin:
o Kafshët ruminante (kryesisht gjedhët) me 40% të CH4
o Jashtëqitjet e kafshëve ruminante në tokë me 16% të N2O
o Fertilizantët sintetikë me 13%
o Menaxhimi i jashtëqitjeve të kafshëve me 7% të N2O
Po sipas FAOs parashikohet që ndërsa transporti dhe industria që emetojnë 84 % të gazrave serrë në vitin 2012 të ketë një reduktim deri në 60% në vitin 2050, blegtoria emetuese e 16% të gazrave të pësojë rritje deri ne 40% të emetimeve deri në vitin 2015. Për këtë arsye bujqësia dhe veçanërisht blegtoria ka nevojë për një vëmendje të veçantë lidhur me ndryshimet klimatike.
Besohet se karbohidratet e përdorura si ushqim tek gjedhët prodhojnë më pak metan sesa dietat foragjere. Efektet janë të qarta ku 90% koncentrate prodhojnë 2-3% CH4.
100_1063
Sipas studiuesit Pekka Huhtanen, për dietën e lopëve të qumështit me 0-60% koncentrate efektet nuk janë të lartë për njësi të marrë por për njësi produkti dieta e lartë me koncentrat mund të prodhojë më pak CH4. Gruri i nevojshëm për koncentratin mund të përdoret direkt si ushqim njerëzor pasi nevojitet një sasi e lartë mielli për të ushqyer lopët. Ose mund të përdoret për pulat që prodhojnë më pak CH4.Sipas studimit të tij, sasia e koncentratit mund të ulet pa ulur prodhimin ose rritjen e CH4 nëpërmjet rritjes së cilësisë së foragjereve çka nuk ndikon në popullatat mikrobike të rumenit. (Nitrogen, carbohydrate, lipid studies).
Sipas një metastudimi të ngjashëm, midis lopëve amoniaku i rumenit dhe urea e qumështit lidhen negativisht me eficencën e azotit në qumësht. Efektet për njësi të uresë në qumësht janë më të ulëta krahasuar me variantin e manipulimit të dietës. Amoniaku i rumenit dhe urea e qumështit lidhen pozitivisht me digjestionin e dietës.
Studimet të tjera tregojnë se, CH4 për njësi prodhimi ulet më shumë nga rritja e prodhimit, por çlirimi i azotit për njësi prodhimi rritet dhe kjo varet nga sasia e konvertimit të Azotit në N2O. Mbi të gjitha gazrat serrë mund të mos ndryshojnë por do të ketë rritje të emetimit të N2O.
Gjithashtu, ulja e degradibilitetit të proteinës ruminale mund të ulë eficencën e sintezës mikrobike të azotit duke çuar në përfitim të përgjithshëm të uljes së degradibilitetit të proteinës ruminale më pak se sa pritet.

Përfundimet e përgjithshme
o Potenciali i reduktimit të CH4 nga ushqyerja e kafshëve është e kufizuar.
o Rritja e koncentrateve ka kosto të rritur dhe probleme shëndetësore dhe mund të përdoret direkt si ushqim për njeriun.
o Rritja e suplementave të proteinës mund të ulë CH4 për njësi produkti por rrit çlirimin e N duke rritur koston e ushqimit.
100_1062

Mbillen “farat” e ruajtjes së Liqenit të Ohrit

Ndotja e liqenit të Ohrit nga mbetjet dhe ujërat e zeza nga njëra anë, shfrytëzimi i ujit të tij për nevojat e bujqësisë nga ana tjetër janë një kërcënim serioz i ekosistemit të këtij liqeni. Ndërgjegjësimi i banorëve lokalë fatkeqësisht nuk është në nivelin e duhur.
Instituti i Politikave Mjedisore (IEP) beson se ata që mund të japin garanci afatgjatë për ruajtjen e Liqenit janë të rinjtë që banojnë në këto zona. Nëse të rinjtë e moshave të ndryshme janë të ndërgjegjësuar, ata do të ndikojnë patjetër në ndërgjegjësimin e familjeve të tyre, shokëve dhe njerëzve të tjerë që janë në kontakt. Pasioni dhe vullnetarizmi i të rinjve për mbrojtjen e Liqenit është shprehur në disa raste sikurse aksioni për pastrimin e Linit në muajin Nëntor nga nxënësit e Shkollës 9 vjeçare Myredin Bashalli në fshatin Lin, Pogradec. Në këtë kontekst, IEP ndërmorri një takim me nxënësit e klasave të 8-ta dhe 9-ta të kësaj shkolle për t’i njohur me disa praktika mjedisore për ruajtjen e Liqenit të Ohrit si dhe disa nga gjetjet e projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm i praktikave të menaxhimit të ujërave për të ruajtur rrjedhën natyrore drejt basenit të Liqenit të Ohrit”.
Ky takim u përshëndet nga drejtori i kësaj shkolle Z. Agron Qyshkollari dhe nga zv. Drejtori i IEP Z Endri Haxhiraj. Praktikat mjedisore dhe projekti pilot u prezantuan nga Z. Rodion Gjoka.
Ky takimi u mundësua nga një grant i dhënë nga Birdlife International dhe DOPPS, përmes Critical Ecosystem Partnership Fund (CEPF).
IMG_1155

IMG_1158

IMG_1154

IMG_1153

IMG_1147

IMG_1146

IEP takohet me komunitetin e Linit (Pogradec) për të prezantuar projektin pilot mbi ujitjen me pikim

Në 24 Nëntor 2015, në fshatin Lin u zhvillua një takim me përfaqësuesit e komuniteti të banorëve në këtë fshat. Duke qenë një temë me interes edhe pjesëmarrja ishte e vlerësueshme me kryeplakun e fshatit, drejtorin e shkollës 9-vjeçare, përgjegjësin e pompës së ujit për vaditje, inspektori i mjedisit për Pogradecin, sipërmarrës të bizneseve familjare, të rinj të papunë dhe banorë të thjeshtë.
Në takim, përfaqësuesit e Institutit të Politikave Mjedisore, Endri Haxhiraj, Rodion Gjoka dhe Edvin Pacara njohën pjesëmarrësit me gjetjet lidhur me ndotjen në zonën e Linit si dhe mundësive për të parandaluar dhe luftuar këtë fenomen me qëllim ruajtjen e liqenit në kohë afatgjatë. Rodion Gjoka prezantoi disa teknika të thjeshta sesi nëpërmjet vaditjes me pikim mund të kursehet ujë, qoftë për të luftuar thatësirën si pasojë e ndryshimeve klimaterike, qoftë për të mos përdorur ujë nga liqeni. Në takim u fol edhe për teknika të tjera si ruajtja e ujit të shiut, zonat buferike të bujqësisë, kompostimin etj. Në diskutime u përmend nga Endri Haxhiraj edhe çështja e turizmit pasi zona e Linit është një zonë turistike potenciale, çka kërkon edhe vendosshmëri në ruajtjen e pastër të mjedisit dhe mbrojtjen e tij.
Për të gjitha këto, është përgatitur edhe një udhëzues i cili i përcoll tek pjesëmarrësit dhe banorë të tjerë të këtij komuniteti. Projekti Pilot per Linin gjendet bashkangjitur. Botimet dhe aktiviteti u mundësuan nga një grant i dhënë nga Birdlife International dhe DOPPS, përmes Critical Ecosystem Partnership Fund (CEPF).

PROJEKTI PILOT PG 2015

IMG_0771

IMG_0769

IMG_0750

IMG_0744

IMG_0740

IMG_0700

20151124_133137

20151124_133119

20151124_131957

Takim i IEP në Bashkinë Pogradec mbi rezultatet e projektit: Zhvillimi i qëndrueshëm i praktikave të menaxhimit të ujërave për të ruajtur rrjedhën natyrore drejt basenit të Liqenit të Ohrit

Ne datën 24 Nëntor, Instituti i Politikave Mjedisore (IEP), në kuadër të projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm i praktikave të menaxhimit të ujërave për të ruajtur rrjedhën natyrore drejt basenit të Liqenit të Ohrit”, financuar nga CEPF, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Bashkisë Pogradec dhe administratorëve, specialistë të ujërave të qytetit, të rritjes së rasatit të Koranit në Lin, të inspektoratit të mjedisit lokal dhe në nivel qarku, përfaqësues nga organizatat Maqedonase që punojnë në zonën e Ohrit etj.20151124_115812

20151124_113955
Në këtë takim, IEP prezantoi strategjinë për menaxhimin e ujërave dhe ndryshimeve klimatike me qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e ekosistemeve në basenin e Liqenit të Ohrit. Ky dokument parashtron problematikat dhe masat afatshkurtra dhe afatgjata që duhen ndërmarrë.20151124_114021

20151124_115835

20151124_114248

20151124_122639

20151124_114304
Një tjetër dokument i prezantuar në takim ishte, projekti pilot “Ujitja efiçente në mbrojtje të Liqenit të Ohrit” i cili shtjellon zbatimin e një cikli të plotë të menaxhimit të ujit për zonën e Linit, nga burimet ujore deri në vaditjen e njësisë së parcelës në një fermë. Aty shpjegohen komponentë të sistemit Scada dhe ujitjes me pikim, mënyra të menaxhimit dhe ruajtjes së ujit, zonat buferike dhe kanalizimet, si dhe masat që duhen marrë. Në diskutime morën pjesë edhe kolegë mjedisorë nga organizata maqedonase Grashanica për të prezantuar një perspektivë më të gjerë të menaxhimit të Liqenit të Ohrit.
Ky takim u përshëndet edhe nga nënkryetari i Bashkisë Pogradec i cili pas marrjes së dokumenteve, shprehu vlerësimin e tij dhe dëshirën për zbatimin e projekteve të tilla kur fondet të jenë të disponueshme.
Diskutime të shumta pati edhe nga të pranishmit për tema si mungesa e ndërgjegjësimit të banorëve për hedhjen e mbeturinave në vende jo të përshtatshme, funksionimi aktual i shoqatës së peshkuesve si ent rregullator i peshkimi në liqen, investimet e bëra për sektorin e kanalizimeve, nevoja e përhapjes së praktikës së ligatinave etj.IMG_0679

IMG_0693
Ky është takimi hapës i një sërë aktivitetesh që do të ndërmerren në këtë periudhë në Bashkinë Pogradec. Strategjia e propozuar nga IEP gjendet bashkangjitur. Botimet dhe aktiviteti u mundësuan nga një grant i dhënë nga Birdlife International dhe DOPPS, përmes Critical Ecosystem Partnership Fund (CEPF).
Strategjia PG 2015

IMG_0874

IMG_0888

REC SENIOR-A Project Documentary

Ky dokumentar është prodhuar në kuadër të programit SENiOR-A “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri 2012-2015”. Në këtë dokumentar paraqiten momente nga veprimtaritë e Organizatave të Shoqërisë Civile gjatë zbatimit të programit.

YOUTUBE: https://www.youtube.com/watch?v=TuiktfZe7-0&feature=youtu.be

Partitë e Kafshëve Ndërkombëtare takohen në Shqipëri, Nëntor 2015

100_1021Në 20 Nëntor 2015, Tirana u bë mikpritësja e takimit të përvitshëm ndërkombëtar të Partive Politike të Kafshëve. Takimi solli së bashku përfaqësues të partive për kafshët të Britanisë, Spanjës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Portugalisë, Italisë, Turqisë, Serbisë, Qipros, Izraelit, Australisë, ShBA-ve, Finlandës dhe për here të parë edhe të Shqipërisë.
Temat e diskutimit ishin të larmishme. Ndër to mund të theksohen mundësitë që ka një parti politike për të përmirësuar situatën, fuqizimi i partive në mënyrë të qëndrueshme, partitë e kafshëve me qëllime më të gjëra si sigurimi i ujit dhe ushqimit, ndalimi i transportit ndërkombëtar të kafshëve, ndalimi i tregtisë së mishit të kafshëve të egra, fushata për ndalimin e shfrytëzimit të kafshëve për turizëm etj.
Në takim morri pjesë edhe Instituti i Politikave Mjedisore (IEP) si OJF lokale me përfaqësues Endri Haxhiraj, Sara Gonella dhe Cristina De Carolis. IEP i njohu pjesëmarrësit me situatën aktuale të kafshëve endacake në Shqipëri, problematikat aktuale si dhe sfidat e së ardhmes.100_1022
Ky takim ndërkombëtar për mbrojtjen e kafshëve është një aktivitet i veçante pasi është i pari në llojin e tij që zhvillohet në Shqipëri duke nënkuptuar se ka ardhur momenti që Shqiptarët duhet të angazhohen më tej në mbrojtjen e kafshëve dhe çeshtjeve të ngjashme.

“Mishi i kuq shkakton kancer!” – nuk eshte lajm i ri

VEG MEAL PARTY

Ne 24 Tetor 2015, agjencia shkencore e Organizates Boterore te Shendetesise (OBSH) e quajtur Agjensia Nderkombetare per Kerkimet mbi Kancerin, IARC (International Agency for Research on Cancer), vleresoi publikisht (http://www.who.int/features/qa/cancer-red-meat/en/) se konsumi i mishit te kuq dhe mishit te perpunuar mund te shkaktoje kancer. Grupi kerkimor prej 22 ekspertesh nga 10 shtete te ndryshme, e klasifikoi konsumin e mishit te perpunuar si karcinogjen (aftesi per te shkaktuar kancer) dhe mishin e kuq si karcinogjen potencial tek njerezit.
Reagimi i publikut ne shume shtete ishte i konsiderueshem nisur edhe nga kërkesat per sqarim qe ata i drejtuan OBSH-se.
Pavaresisht reagimit te publikut te gjere, ky lajm nuk është i ri, pasi IARC, agjensia e OBSH me pervoje 50 vjecare, e ka rekomanduar konsumin e moderuar te mishit per te ulur rriskun per kancer qe ne vitin 2002 (http://www.who.int/mediacentre/news/statements/2015/processed-meat-cancer/en/).
Ne kete drejtim, organizata te ndryshme shendetesore dhe mjedisore kane vite qe tërheqin vëmendjen e publikut mbi ndikimin e dietes me baze shtazore dhe shfaqjes se problemeve shendetesore. Fushatat e tyre kane patur argumenta shkencore zyrtare te kohes. Vite me pare paneli shkencor i përbërë me eksperte nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), Fondi Botëror i Kërkimeve për Kancerin (WCRF) dhe Insituti Amerikan për Kërkime ndaj Kancerit (AICR) deklaronin se kishin gjetur prova që lidhin mundësinë e shfaqjes së kancerit me dietën ushqimore dhe duke sugjeruar se: “Dieta që përmban sasi të mjaftueshme dhe të shumëllojta perimesh dhe frutash do të parandalojë me 20% ose më shumë shfaqjen e të gjitha llojeve të kancerit.”
Ne Shqiperi, Instituti i Politikave Mjedisore ka zhvilluar nje seri aktivitetesh publike me kete tematike duke filluar qe nga viti 2009, sikurse fushata per promovimin e dietes me baze bimore te shëndetshme, takime me te rinjte, publikime, konferenca mbi rreziqet qe paraqet dieta shtazore per shfaqjen e kancerit te gjirit dhe kolonit me profesionistet e rinj te mjekesise etj.
Shprehja e fundit publike e OBSH-se konfirmon edhe nje here se konsumatori duhet te tregohet vecanerisht i vemendshem per produktet ushqimore qe konsumon duke parandaluar semundje te rrezikshme per te dhe familjen e tij.

Prononcimi publik i OBSH-se ne Shqiperi mbi raportin: http://vizionplus.al/7pa5-raporti-i-obsh-se-29-tetor-2015/

Te rinjte e YEP, pjesmarres ne Kuvend per projektligjin e Eficences se Energjise

27 Tetor 2015
12177541_924196327668541_336906897_o
Te rinjte e perzgjedhur te rrjetit YEP (Youth for Energy Policy) me mbeshtetjen e Insitutit te Politikave Mjedisore dhe ftesen nga Kuvendi i Shqiperise, moren pjese ne seancen per votimin e projektligjit per Eficencen e Energjise nga Komisioni per Veprimtarite Prodhuese, Tregtise dhe Mjedisit.
12190286_924196471001860_1174141251_o
Ne kete sesion pune, te rinjte paten mundesine te degjojne mendimet e komisionit dhe te vleresojne mundesite e fushat ku ata mund te kontribojne ne te ardhmen. Ky aktivitet i hap rrugen bashkepunimit te metejshem te rrjetit te profesionisteve te rinj te YEP dhe Komisionit, ne shkembimin e sugjerimeve per projektligjin ne fjale dhe projektligjet e ardhshme.

Manual mbi pjesemarrjen ne politikat publike mbi Eficencen e Energjise

Manual i ri i perkthyer ne shqip dhe te pershtatur me shembuj nga vendi yne mbi eksperiencen e perfshirjes se te gjithe aktoreve ne hartimin e politikave publike ne sektorin e Eficences se Energjise. Ky dokument mund tu sherbeje hartuesve te politikave dhe vendimmarresve, por edhe vete aktivisteve te shoqerise civile.
Ky manual bazohet mbi broshurën e përgatitur nga projekti CENEP dhe është plotësuar më tej nga ekipet e projekteve STRONG SEE (Forcimi i rolit të OJF-ve në dialogun publik për mbrojtjen e klimës në Evropën Juglindore) dhe projekti PDI (Dialogu publik mbi përdorimin e qëndrueshëm të energjisë në Evropën Juglindore).
Manual mbi pjesemarrjen ne politikat publike mbi Eficencen e Energjise