Partitë e Kafshëve Ndërkombëtare takohen në Shqipëri, Nëntor 2015

100_1021Në 20 Nëntor 2015, Tirana u bë mikpritësja e takimit të përvitshëm ndërkombëtar të Partive Politike të Kafshëve. Takimi solli së bashku përfaqësues të partive për kafshët të Britanisë, Spanjës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Portugalisë, Italisë, Turqisë, Serbisë, Qipros, Izraelit, Australisë, ShBA-ve, Finlandës dhe për here të parë edhe të Shqipërisë.
Temat e diskutimit ishin të larmishme. Ndër to mund të theksohen mundësitë që ka një parti politike për të përmirësuar situatën, fuqizimi i partive në mënyrë të qëndrueshme, partitë e kafshëve me qëllime më të gjëra si sigurimi i ujit dhe ushqimit, ndalimi i transportit ndërkombëtar të kafshëve, ndalimi i tregtisë së mishit të kafshëve të egra, fushata për ndalimin e shfrytëzimit të kafshëve për turizëm etj.
Në takim morri pjesë edhe Instituti i Politikave Mjedisore (IEP) si OJF lokale me përfaqësues Endri Haxhiraj, Sara Gonella dhe Cristina De Carolis. IEP i njohu pjesëmarrësit me situatën aktuale të kafshëve endacake në Shqipëri, problematikat aktuale si dhe sfidat e së ardhmes.100_1022
Ky takim ndërkombëtar për mbrojtjen e kafshëve është një aktivitet i veçante pasi është i pari në llojin e tij që zhvillohet në Shqipëri duke nënkuptuar se ka ardhur momenti që Shqiptarët duhet të angazhohen më tej në mbrojtjen e kafshëve dhe çeshtjeve të ngjashme.