Takim i IEP në Bashkinë Pogradec mbi rezultatet e projektit: Zhvillimi i qëndrueshëm i praktikave të menaxhimit të ujërave për të ruajtur rrjedhën natyrore drejt basenit të Liqenit të Ohrit

Ne datën 24 Nëntor, Instituti i Politikave Mjedisore (IEP), në kuadër të projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm i praktikave të menaxhimit të ujërave për të ruajtur rrjedhën natyrore drejt basenit të Liqenit të Ohrit”, financuar nga CEPF, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Bashkisë Pogradec dhe administratorëve, specialistë të ujërave të qytetit, të rritjes së rasatit të Koranit në Lin, të inspektoratit të mjedisit lokal dhe në nivel qarku, përfaqësues nga organizatat Maqedonase që punojnë në zonën e Ohrit etj.20151124_115812

20151124_113955
Në këtë takim, IEP prezantoi strategjinë për menaxhimin e ujërave dhe ndryshimeve klimatike me qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e ekosistemeve në basenin e Liqenit të Ohrit. Ky dokument parashtron problematikat dhe masat afatshkurtra dhe afatgjata që duhen ndërmarrë.20151124_114021

20151124_115835

20151124_114248

20151124_122639

20151124_114304
Një tjetër dokument i prezantuar në takim ishte, projekti pilot “Ujitja efiçente në mbrojtje të Liqenit të Ohrit” i cili shtjellon zbatimin e një cikli të plotë të menaxhimit të ujit për zonën e Linit, nga burimet ujore deri në vaditjen e njësisë së parcelës në një fermë. Aty shpjegohen komponentë të sistemit Scada dhe ujitjes me pikim, mënyra të menaxhimit dhe ruajtjes së ujit, zonat buferike dhe kanalizimet, si dhe masat që duhen marrë. Në diskutime morën pjesë edhe kolegë mjedisorë nga organizata maqedonase Grashanica për të prezantuar një perspektivë më të gjerë të menaxhimit të Liqenit të Ohrit.
Ky takim u përshëndet edhe nga nënkryetari i Bashkisë Pogradec i cili pas marrjes së dokumenteve, shprehu vlerësimin e tij dhe dëshirën për zbatimin e projekteve të tilla kur fondet të jenë të disponueshme.
Diskutime të shumta pati edhe nga të pranishmit për tema si mungesa e ndërgjegjësimit të banorëve për hedhjen e mbeturinave në vende jo të përshtatshme, funksionimi aktual i shoqatës së peshkuesve si ent rregullator i peshkimi në liqen, investimet e bëra për sektorin e kanalizimeve, nevoja e përhapjes së praktikës së ligatinave etj.IMG_0679

IMG_0693
Ky është takimi hapës i një sërë aktivitetesh që do të ndërmerren në këtë periudhë në Bashkinë Pogradec. Strategjia e propozuar nga IEP gjendet bashkangjitur. Botimet dhe aktiviteti u mundësuan nga një grant i dhënë nga Birdlife International dhe DOPPS, përmes Critical Ecosystem Partnership Fund (CEPF).
Strategjia PG 2015

IMG_0874

IMG_0888