Sipas statistikave të FAOs kontribuesit më të mëdhenj të gazrave serë në vitin 2012 në bujqësi ishin:
o Kafshët ruminante (kryesisht gjedhët) me 40% të CH4
o Jashtëqitjet e kafshëve ruminante në tokë me 16% të N2O
o Fertilizantët sintetikë me 13%
o Menaxhimi i jashtëqitjeve të kafshëve me 7% të N2O
Po sipas FAOs parashikohet që ndërsa transporti dhe industria që emetojnë 84 % të gazrave serrë në vitin 2012 të ketë një reduktim deri në 60% në vitin 2050, blegtoria emetuese e 16% të gazrave të pësojë rritje deri ne 40% të emetimeve deri në vitin 2015. Për këtë arsye bujqësia dhe veçanërisht blegtoria ka nevojë për një vëmendje të veçantë lidhur me ndryshimet klimatike.
Besohet se karbohidratet e përdorura si ushqim tek gjedhët prodhojnë më pak metan sesa dietat foragjere. Efektet janë të qarta ku 90% koncentrate prodhojnë 2-3% CH4.
Sipas studiuesit Pekka Huhtanen, për dietën e lopëve të qumështit me 0-60% koncentrate efektet nuk janë të lartë për njësi të marrë por për njësi produkti dieta e lartë me koncentrat mund të prodhojë më pak CH4. Gruri i nevojshëm për koncentratin mund të përdoret direkt si ushqim njerëzor pasi nevojitet një sasi e lartë mielli për të ushqyer lopët. Ose mund të përdoret për pulat që prodhojnë më pak CH4.Sipas studimit të tij, sasia e koncentratit mund të ulet pa ulur prodhimin ose rritjen e CH4 nëpërmjet rritjes së cilësisë së foragjereve çka nuk ndikon në popullatat mikrobike të rumenit. (Nitrogen, carbohydrate, lipid studies).
Sipas një metastudimi të ngjashëm, midis lopëve amoniaku i rumenit dhe urea e qumështit lidhen negativisht me eficencën e azotit në qumësht. Efektet për njësi të uresë në qumësht janë më të ulëta krahasuar me variantin e manipulimit të dietës. Amoniaku i rumenit dhe urea e qumështit lidhen pozitivisht me digjestionin e dietës.
Studimet të tjera tregojnë se, CH4 për njësi prodhimi ulet më shumë nga rritja e prodhimit, por çlirimi i azotit për njësi prodhimi rritet dhe kjo varet nga sasia e konvertimit të Azotit në N2O. Mbi të gjitha gazrat serrë mund të mos ndryshojnë por do të ketë rritje të emetimit të N2O.
Gjithashtu, ulja e degradibilitetit të proteinës ruminale mund të ulë eficencën e sintezës mikrobike të azotit duke çuar në përfitim të përgjithshëm të uljes së degradibilitetit të proteinës ruminale më pak se sa pritet.
Përfundimet e përgjithshme
o Potenciali i reduktimit të CH4 nga ushqyerja e kafshëve është e kufizuar.
o Rritja e koncentrateve ka kosto të rritur dhe probleme shëndetësore dhe mund të përdoret direkt si ushqim për njeriun.
o Rritja e suplementave të proteinës mund të ulë CH4 për njësi produkti por rrit çlirimin e N duke rritur koston e ushqimit.