nga kledina Skendo
Më 25 Mars 2015, Bordi i Zgjeruar i Apelit i Zyrës së Patentave Europiane (EPO) konfirmoi pikëpamjen se interpretimi i tanishëm i ligjit për patentat është I papranueshëm. Përderisa proceset për mbarështimin konvencional nuk mund të patentohen, atëhere dhe bimët e kafshët që derivojnë nga këto procese, mund të patentohen. Kjo jo vetem është kontradiktore në vetvete, por pengon zbatimin e ligjit të patentave europiane “ Varietet e bimëve dhe kafshëve apo proceset thelbësisht biologjike për prodhimin e bimëve dhe kafshëve” përjashtohen nga patentimi (neni 53b, EPC). Vendimi I marrë nga Bordi i Zgjeruar i Apelit do të jetë detyrues për të gjitha vendimet e tjera të EPOs, për këtë arsye duhet të ndryshojnë rregullat për interpretimin e Konventës Europiane të Patentave, në mënyrë që të forcohen dhe të ruhen sanksionet e tanishme, të vendosura tashmë në Ligjin e Patentave Europiane. Këshilli Administrativ i Organizatës Europiane të Patentave ka fuqinë për të ndryshuar Rregullat Zbatuese. Ju lutemi të na ndihmoni për të ushtruar sa më shumë presion mbi Këshillin Administrativ, për të siguruar që kjo të ndodhë ! Tashmë ka disa shembuj që tregojnë se si bimët dhe kafshët janë kthyer në të ashtuquajtura shpikje industriale. Edhe hapat teknike më të parëndsishëm si: analizimi i kushteve natyrore gjenetike, matja e përbërsve (të tilla si nafta apo proteinat), kalmin në tiparet kombëtare, të cilat tashmë ekzistojnë në rracat vendase apo në ato të egra, ose thjesht përshkrimi i karakteristikave të përgjithshme, mund të çoj në parjen e tyre si të ashtuquajtura shpikje dhe në monopolizimin e patentave. Shumë nga patentat dhe aplikimet për patentë bazohen në Biopiraci1) , duke shpërdoruar burimet gjenetike dhe biodiversitetin e kultivarëve tanë. Në shumë raste këto patenta mbulojnë të gjithë zinxhirin e kostove nisuar nga mbarështimi, korrja, ushqimi dhe prodhimi i tij. Patentat mbulojnë të gjithë llojet e kulturave ushqimore, perime të tilla si: domatja, brokoli, speci, marule dhe gjithashtu misrin dhe grurin.Ato gjithashtu mbulojnë pjesët e ngrënshme të bimëve si: frutat apo ushqimet e përpunuara prej tyre si birra dhe buka. Patenta të tilla janë thjesht një abuzim me ligjin dhe nuk duhen të praktikohen për zbulime apo resurse natyrore por vetëm për shpikje të vërteta. Ky abuzim lejon një numër të vogël kompanish dhe korporatash të marrin kontrollin e resurseve të nevojshme për prodhimin e ushqimeve tona të përditshme. Disa korporata nxjerrin fitime të mëdha nga këto patenta. Kompani të tilla si Monsanto, Dupont, Syngenta të cilat ende zotërojnë një numër të madh patentash për farat. Për më tepër, institucionet dhe individët të cilët e bazojnë biznesin e tyre në aktivitete ligjore rreth patentave si: avokatët, kompanitë konsulente dhe e fundit por jo nga rëndësia Zyra Europiane e Patentave, nxjerrin fitime të konsiderueshme. Në fakt EPO vetfinancohet në dhënien e patentave dhe tani pak a shumë ka marrë rolin e ofrimit të shërbimeve për industrinë. Aktorët e sipërmendur janë ata që kërkojne një lloj të veçantë ligji për patentat, që nuk i shërben interesave të shoqërisë, por fillimisht vendosin interesat e grupit për vet-shërbim. Mbarështuesit, fermerët, kultivuesit, prodhuesit e ushqimeve dhe konsumatorët janë të vetmit që humbasin dhe do të ndjenin pasojat negative të këtij zhvillimi. Patentat për bimët dhe kafshët do nxisnin edhe më tej rigrupimin në tregje dhe do të bënin fermerët e palët e tjera gjithnjë e më të varura nga disa kompani të mëdha shumëkombëshe. Rritja e tregjeve dhe monopolizimi I sektorëve të mbarështimit do të pengonte risitë dhe do ti jepnin fuqi vetëm disa korporatash ndërkombëtare për të vendosur se çfarë do të rritet në fusha dhe çmimin që duhet të paguajmë për të. Organizata Europiane e Patentave përbëhet nga dy organe, Zyra Europiane e Patentave dhe Këshilli Administrativ, i cili mbikëqyr aktivitetet e zyrës. Politikanët europian duhet të veprojnë tani ! Si hapë i parë shtetet anëtare të Organizatës Europiane të Patentave duhet të marrin iniciativën për të implementuar ndryshime në Këshillin Administrativ. Ky këshill jo vetëm përfaqëson shtetet anëtare të EPOorg, por gjithashtu ka fuqinë për të ndryshuar rregullat aktuale që qeverisin ligjin e patentave, me ndryshimin e Rregullores Zbatuese të Konventës Europiane të Patentave. Ligjet kombëtare si ato në Gjermani dhe në Holandë tregojnë se patentat e bimëve dhe kafshëve që derivojnë nga mbarështimi konvencional mund të ndalohen në nivel ndërkombëtar. Vendet e tjera duhet të ndjekin këtë shembull gjithashtu të ndalojnë patentimin mbi materialet mbarështuese, sekuencat e gjeneve dhe tiparet kombëtare. Së fundi, ligji europian i patentave duhet të ndryshoj duke përjashtuar të gjitha proceset e mbarështimit dhe materialet mbarështuese, karakteristikat e bimëve dhe kafshëve ( tiparet vendase, sekuencat e gjeneve, ushqimet që derivojnë nga patentimi)nga patentimi. Për të arritur këtë qëllim Qeveria Europiane dhe Komisioni i Unionit Europian do të duhet të bashkëpunojnë edhe me ngushtë.
1)Biopiraci – teknika e shfrytëzimit të materialeve natyrore, gjenetike, biokimike, sidomos me marrjen e patentave të cilat kufizojnë përdorimin e ardhshëm të tij, zakonisht pa kompesuar popujt indigjen apo vendet nga të cilat është marrë materiali.
Peticionin mund ta plotesoni ketu: http://no-patents-on-seeds.org/en/recent-activities/no-patents-plants-and-animals