Zgjidhja e 10 ceshtjeve mjedisore te ndjeshme per banoret e Tiranes qe duhen konsideruar nga kryetari i ardhshem i bashkise

Nga Endri Haxhiraj dhe Edvin Pacara
Mendo dhe voto gjelber
Ankthi se cili do te jete kryetari i Bashkise se Tiranes per mandatin 2015-2019 ka filluar qe para fushates zyrtare. Kjo vjen per shkak se rrethi i pergjegjshmerise se kryetarit te ri do te rritet disa fish duke perfshire ne bashkine me te madhe ne vend edhe komuna me popullsi te konsiderueshme si ajo e Farkes, Kasharit, Dajtit etj.
Duke qene se ne keto zgjedhje kryefjala eshte rritja e mireqenies se banoreve, pritshmerite e votuesve jane maksimale. Kete vit banoret deshirojne permiresimin e cilesise se jetes se tyre dhe te femijeve. Per kete arsye Instituti i Politikave Mjedisore i adreson kanditateve per kryetar te bashkise se Tiranes 10 ceshtjet mjedisore qe kane ndjeshmeri te rritur tek banoret e Tiranes dhe qe kerkojne zgjidhje sa me te shpejte.
Pervec ndotjes mjedisore apo kercenimit te shendetit publik, keto ceshtje perbejne edhe shqetesimin e perditshem te banoreve duke u kthyer ne ankth dhe stres:
1. Zgjidhja e ceshtjes se parkimit ne Tirane duke ndertuar parkingje me kate nen dhe mbi toke. Rruget dhe hapesirat e pakta te Tiranes nuk mund te zihen nga individe private per ceshtje fitimi ose nga makina te amortizuara;
2. Menaxhimi i qenve te rruges nepermjet sterilizimit dhe rileshimit. Banoret duan qe qente te kurohen dhe menaxhohen por mos te vriten;
3. Gjelberimi i Tiranes dhe vecanerisht i periferise p.sh., hapja e hapesirave te reja me gjelberim midis qendrave te banuara, nxitja e vendosjes se bimesive ne tarraca, si dhe shfrytezimi i tokave te lira ne qytet qe te krijohen parqe publike;
4. Menaxhimi i duhur i mbetjeve duke futur grumbullimin e mbetjeve te ndara, edukimin dhe detyrimin e banoreve qe te ndajne mbetjet para se t’i hedhin, dhe bashkepunim i ngushte me biznesin riciklues;
5. Krijimi i rrugeve te pershtatshme per bicikleta pasi shume banore i mbajne bicikletat te bllokuara ne shtepi dhe jane te detyruar te perdorin makinen per ceshtje sigurie, rruget e bicikletave duhet te kene perparesi dhe te jene te lidhura me njera-tjetren e te shtrihen ne te gjithe qytetin;
6. Sjellja e ujit te pijshem me shume ore ne dite dhe permiresim i infrastruktures qe banoret te kursejne ne blerjen e tij me shishe perderisa uji ne burim eshte cilesor, duke ulur keshtu dhe prodhimin e mbetjeve plastike nga shishet plastike te ujit;
7. Krijimi i hapesirave per rekreativitet p.sh., kende lojrash per femijet, per te moshuarit etj,. Femijet sot luajne futboll ne rruget e lagjeve, duke rrezikuar jeten ose demtimin e mjeteve te parkuara aty. Bashkia duhet te fuse ne lejen e ndertimit detyrimin qe firma qe nderton pallatin te ndertoje edhe nje kend te hapur lojerash per femije brenda territorit te pallatit;
8. Masa kundra permbytjeve nga shiu brenda ne qytet ose prane lumenjve, duke hapur shtratin e mbuluar me mbeturina te Lumit te Tiranes dhe rikthim te shtratit te tij te meparshem qe ishte i gjere, me zhavorr e nuk shkaktonte permbytje;
9. Vijezimi i vazhdueshem i rrugeve, rregullimi i ndricimit, kapakeve te pusetave dhe i semaforeve kur prishen per te siguruar me shume jeten e kembesoreve;
10. Edukimi i femijeve me dashurine per natyren dhe punen ne komunitet duke integruar ne te gjitha shkollat e qytetit idene e kopshteve dhe serave per lule e perime.
Ne mendojme se keto sugjerime nese do te realizoheshin do te kishin ndikim te menjehershem ne permiresimin cilesor te jetes ne Tirane dhe do te hapte kapitullin e zhvillimit te qendrueshem te qytetit.