Shkëmbimi rinor “Energy of Nature”, Karlovac, Kroaci

Instituti i Politikave Mjedisore do të marrë pjesë në shkëmbimin rinor “Energy of Nature”, në datat 30.06.2017-07.07.2017, në Karlovac, Kroaci, shkëmbim që synon rritjen e përdorimit të energjive të ripërtëritshme dhe efikasitetit energjitik te të rinjtë dhe në rajon.

Ekskursion mbi shumëllojshmërinë biologjike me nxënësit e Albanian College Tirana

Më 20 prill 2017, vullnetarët e Institutit të Politikave Mjedisore, organizuar një ekskursion në Parkun e Liqenit në Tiranë, me nxënësit e Albanian College Tirana. Qëllimi i aktivitetit ishte ndërgjegjësimit mbi shumëllojshmërinë biologjike në Parkun e Liqenit, t’u tregohej fëmijëve se çfarë lloje kafshësh, bimësh e pemësh rriten në park dhe se çfarë ata mund të bëjnë që të ruajnë ekosistemet e ndryshme të parkut.

Aktiviteti u hap me një lojë njohjeje njëri-tjetri dhe vazhdoi me lojën tjetër ku fëmijët u ndanë në dy grupe, dhe luajtën një lojë që kishte si synim t’u tregonte dallimet mes llojeve të ndryshme, ngjashmëritë, dhe sesi ne njerëzit jemi të ngjashëm e të ndryshëm në të njëjtën kohë, me kafshët.

Tema tjetër e aktivitetit, ishte përshtatja e llojeve, ku fëmijëve iu tregua shumëllojshmëria e kafshëve që mund të gjenin në park, çfarë kafshët kanë nevojë që të përshtaten me ekosistemin ku jetojnë, dhe në grupe të vogla, fëmijët eksploruan pyllin dhe liqenin, dhe panë llojet e ndryshme të kafshëve që jetojnë aty. Më pas ata përshkruan se çfarë llojesh gjetën, si jetonin dhe si përshtateshin me ekosistemin.

Për t’ua shpjeguar ciklin e jetës së bretkocës, u përdor tregimi “Historia e brektkocës” ku ata mësuan sesi bretkoca ling nga një vezë e vogël dhe kalon në cikle të ndryshme derisa bëhet një bretkocë. Më pas aktiviteti vijoi me pastrimin e zonës nga mbeturinat e hedhura nga persona të papërgjegjshëm për mjedisin ku jetojmë.

Aktiviteti u përmbyll me mbledhjen e bimëve, luleve e gjetheve të ndryshme nga fëmijët, dhe futjen e tyre në zarfa, ku ata shkruan gjithashtu dhe ato se çfarë mësuan gjatë ekskursionit dhe premtimet dhe sesi do ta mbrojnë mjedisin.

Aktiviteti mbi ndryshimet klimatike te Albanian College in Durrës

Aktiviteti mbi ndryshimet klimatike më 18 janar, te Albanian College in Durrës, i cili u ndoq nga rreth 50 nxënës. Aktiviteti filloi me shfaqjen e filmit dokumentar “The Age of Stupid” dhe u pasua nga një diskutim ndërveprues me ekspertë të Institutit për Politika Mjedisore. Më pas nxënësit punuan në grupe për ato që secili prej tyre dhe kolegji do të bëjnë për të ulur gurmën ekologjike dhe emetimet e karbonit. Ata gjithashtu reflektuan sesi ndryshime të vogla në jetën e tyre dhe në zakonet e tyre të konsumit, mund të sigurojë një të ardhme të qëndrueshme.

Aktiviteti “Ndryshimet klimatike dhe pasojat në mjedis e burimet energjitike”

30 nëntor 2016, ora 9:30, Universiteti Polis, Tiranë

Më 30 nëntor 2016, Instituti i Politikave Mjedisore (IEP) ndërmorri aktivitetin ndëraktiv me profesionistë të rinj, studentë, aktivistë e mjedisorë, Ndryshimet klimatike dhe pasojat në mjedis e burimet energjitike”

Ky aktivitet u zhvillua me qëllim ndërgjegjësimin e publikut shqiptar mbi ndryshimet klimatike, efektet e tyre dhe mbrojtjen e mjedisit përballë ndryshimeve klimatike.

Temat që u prezantuan gjatë aktivitetit, ishin:

-“Ndryshimet klimatike në botë e në Republikën e Shqipërisë”;

-“Ndryshimet klimatike në Spanjë dhe masat e marra”;

-“Ndikimi socio-ekonomik i ndryshimeve klimatike”.

me prezantues Edvin Pacara, Alba Pereira, Hugo Diaz e Elidio Kapedani.

Këto prezantime shtjelluan shkaqet pse klima po ndryshon, ndikimi sipas sektorëve i aktivitetit njerëzor dhe ndarja e ndikimit sipas vendeve, pasojat në Republikën e Shqipërisë dhe në Spanjë, masat që po merren për të parandaluar pasojat, si dhe ndikimi në shoqëri, jetesë të përditshme dhe ekonomi i këtyre ndryshimeve klimatike. Prezantimet u pasuan me diskutime nga pjesëmarrësit e pyetje-përgjigje drejtuar prezantuesve.

Pjesa e dytë e aktivitetit ishte shfaqja e filmit të shkurtër dokumentar “HEC-et, energjia dhe komuniteti në Shqipëri: Konflikti për ujë dhe energji”. Dokumentari tregoi sesi marrja e ujit ishte kthyer në konflikt mes komunitetit që e kishte burim jete atë, dhe firmave e shtetit që e shihnin atë vetëm si burim energjie. Ky dokumentar u shfaq për të pasqyruar që ulja e reshjeve të shiut nga ndryshimet klimatike, do të sjellë një përshkallëzim të konflikteve për ujin në Shqipëri e në botë. Dokumentari i pasua nga diskutime mes pjesëmarrësve në aktivitet.

Aktiviteti prodhoi debate e argumentime të shumta. Reagimet e të rinjve ishin energjike duke vlerësuar nevojën që në vendin tonë të bëhet më shumë për të ecur drejt një ekonomie të gjelbër e jondotëse, dhe për parandalimin e ndryshimeve klimatike, si dhe u tregua interes në ndikimet e pasojat e ardhshme të ndryshimeve klimatike.

Gjatë aktivitetit u shpërnda dhe libërthi “Ndryshimet klimatike dhe pasojat e tyre në Republikën e Shqipërisë” si dhe “Mbrojtja e burimeve natyrore të Shqipërisë duke angazhuar profesionistët e rinj”.

Materialet dhe infrastruktura për zhvillimin e këtij aktiviteti u bënë të mundura me mbështetjen e Co-Plan në kuadër të ENV.net, financuar nga Bashkimi Evropian.

Trajnim e aktivitet ndërgjegjësimi mbi gjurmën ekologjike

Trajnim e aktivitet ndërgjegjësimi mbi gjurmën ekologjike
Qendra Rinore Berat
Datë 25 nëntor 2016

Vullnetarët EVS të Institutit të Politikave Mjedisore, Alba Pereira dhe Hugo Diaz, zhvilluan një trajnim me të rinjtë e Beratit, te Qendra Rinore Berat, mbi gjurmën ekologjike dhe atë se çfarë mund të bëjë çdo i ri që ta zvogëlojë ndikimin e tij/saj në mjedis.

Aktiviteti u zhvillua në mënyrë ndëraktive dhe joformale: filloi me lojëra në natyrë dhe më pas pasoi me ndarjen e të rinjve në grupe, dhe secili grup përgatiti një fletë ku të rinjtë kishin shkruar se çfarë atë mendonin dhe çfarë dinin rreth gjurmës ekologjike. Më pas vijoi me një prezantim rreth gjurmës ekologjike, si mund ta ulë atë secili dhe cilat janë problemet kryesore që njerëzit hasin sot në jetën e përditshme, në lidhje me ndikimin që kemi ne në mjedis e klimë.

Aktiviteti vijoi me diskutime dhe video të ndryshme rreth gjurmës ekologjike e mënyrave sesi ta ulim atë.

Të rinjtë morë pjesë aktivisht dhe shprehën interesimin e tyre dhe ndërgjegjësimin rreth asaj se çfarë ata mund të bëjnë që të ulin ndikimin në mjedis, dhe shprehën shqetësimin e tyre për gjendjen mjedisore e të ardhmen e mjedisit në Republikën e Shqipërisë dhe në botë.

Foto nga aktiviteti:

logo-erasmus-plus

Thirrje për trajnues & konsulent

Thirrje për trajnues & konsulent: ORCA (Serbi) në emër të partneritetit: AKTIV (Kosovo), FLOROZON (Maqedoni), CZIP (Mal i Zi) dhe IEP (Shqipëri),  shpall thirrjen për trajnerë dhe konsulentë për trajnimin e OJF-ve për zhvillimin organizativ & mbështetje dhe trajnim për shkrimin e projekt-propozimeve.

Thirrja është e hapur deri më 31 tetor 2016 për trajnerë dhe konsulentë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Teksti i plotë i thirrjes (në anglisht) mund të shkarkohet këtu