Më 20 prill 2017, vullnetarët e Institutit të Politikave Mjedisore, organizuar një ekskursion në Parkun e Liqenit në Tiranë, me nxënësit e Albanian College Tirana. Qëllimi i aktivitetit ishte ndërgjegjësimit mbi shumëllojshmërinë biologjike në Parkun e Liqenit, t’u tregohej fëmijëve se çfarë lloje kafshësh, bimësh e pemësh rriten në park dhe se çfarë ata mund të bëjnë që të ruajnë ekosistemet e ndryshme të parkut.
Aktiviteti u hap me një lojë njohjeje njëri-tjetri dhe vazhdoi me lojën tjetër ku fëmijët u ndanë në dy grupe, dhe luajtën një lojë që kishte si synim t’u tregonte dallimet mes llojeve të ndryshme, ngjashmëritë, dhe sesi ne njerëzit jemi të ngjashëm e të ndryshëm në të njëjtën kohë, me kafshët.
Tema tjetër e aktivitetit, ishte përshtatja e llojeve, ku fëmijëve iu tregua shumëllojshmëria e kafshëve që mund të gjenin në park, çfarë kafshët kanë nevojë që të përshtaten me ekosistemin ku jetojnë, dhe në grupe të vogla, fëmijët eksploruan pyllin dhe liqenin, dhe panë llojet e ndryshme të kafshëve që jetojnë aty. Më pas ata përshkruan se çfarë llojesh gjetën, si jetonin dhe si përshtateshin me ekosistemin.
Për t’ua shpjeguar ciklin e jetës së bretkocës, u përdor tregimi “Historia e brektkocës” ku ata mësuan sesi bretkoca ling nga një vezë e vogël dhe kalon në cikle të ndryshme derisa bëhet një bretkocë. Më pas aktiviteti vijoi me pastrimin e zonës nga mbeturinat e hedhura nga persona të papërgjegjshëm për mjedisin ku jetojmë.
Aktiviteti u përmbyll me mbledhjen e bimëve, luleve e gjetheve të ndryshme nga fëmijët, dhe futjen e tyre në zarfa, ku ata shkruan gjithashtu dhe ato se çfarë mësuan gjatë ekskursionit dhe premtimet dhe sesi do ta mbrojnë mjedisin.