Thirrje për aplikim
Instituti i Politikave Mjedisore (IEP) kërkon një mjedisor (fokus në botani e ndryshime klimatike) që të bëhet pjesë e nismave dhe veprimtarive tona në mbrojtjen e mjedisit dhe klimës në Shqipëri.
Fushat e veprimtarisë: Flora, kriza klimatike
Afati përfundimtar i aplikimit: 29 Janar 2021
Kriteret të cilat duhet të plotësojnë kandidatët që do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje:
- Të jetë i/e diplomuar në biologji, studime mjedisore apo fusha të ngjashme, apo të ketë kualifikime/trajnime dhe përvojë e ngjashme me fushat e biologjisë e mjedisit.
- Të ketë interes në fushat e florës e faunës, ndryshimeve/krizës klimatike, politikave mjedisore dhe ekonomisë së gjelbër.
- Të ketë njohuri në botanikë. Njohuritë mbi tulipanët dhe bimët shoqëruese, janë një vlerë e shtuar.
- Të jetë i/e disponueshëm për punë me kohë të plotë ose të pjesshme.
- Të jetë i disponueshëm për ekspedita në terren.
- Të ketë njohuri të shkëlqyera në komunikimin dhe shkrimin e gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze (për gjuhën angleze do të testohen gjatë intervistës).
- Të jetë përdorues i mirë i të paktën Microsoft Office. Përvoja me prodhim e redaktim posterash, figurash e videosh me programe të ndryshme, është një vlerë e shtuar.
- Të ketë nismë vetjake dhe gatishmëri për të rritur kapacitet profesionale dhe për të punuar edhe në mënyrë të pavarur kur i kërkohet.
Kandidatët të cilët plotësojnë kriteret mësipërme janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre në formë elektronike në adresën iep@iep-al.org.
Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e listuara më poshtë:
- Jetëshkrim (CV) ku të dëshmohet gjithashtu dhe aftësitë kompjuterike dhe aftësitë e zotërimit të gjuhës angleze.
- Letër interesi/motivimi, ku të shprehet qartë se pse kandidati plotëson kriteret e kërkuara dhe motivimi për të aplikuar në këtë detyrë. Letra e interesit duhet dërguar në gjuhën shqipe dhe atë angleze.
Afati i fundit i aplikimit është data 29 janar 2021. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen nga IEP. Kandidatët duhet të jenë të disponueshëm për intervista në distancë nëpërmjet programeve specifike (Skype, Zoom, Whatsapp etj.).