Më 29 janar 2021, të premten e krizës klimatike, IEP dhe një grup aktivistësh zgjodhën të informojnë publikun mbi krizën klimatike. Që prej paradites, biçikleta e klimës kaloi lagje më lagje në qytetin e Tiranës me mesazhin se ne kemi në dorë zgjedhjen për të frenuar çlirimin e gazrave serë që ndikojnë në krijimin e ndryshimeve klimatike. Ndërkohë në orën 16.00, Rrjeti Kombëtar për Klimën dhe aktivistë u mblodh tek Piramida dhe te ura te Blloku për të shpalosur një mesazh të ri ndërgjegjësues për krizën klimatike.