Forum për turizmin e qëndrueshëm në Pukë

Shqipëria dhe i gjithë planeti gjenden në një situatë të paqartë ekonomike dhe e ardhmja duket e pasigurtë. Megjithatë, nxitja e biznesit të gjelbër në zonat rurale duket një hap i rëndësishëm për të siguruar të ardhmen qoftë nga dëmet nga panedmia por sidoemos nga efektet e ndryshimeve klimatike. Për këtë qëllim, IEP organizoi një forum, një takim ballafaques i ekspertëve dhe komunitetit vendor të Pukës me pjesmarrjen e bashkisë Pukë dhe dy sipërmarrësve vendorë. Nga diskutimet u theksua se komuniteti i sipërmarrësve vendorë ka vlerësuar informacionet e përcjella nga IEP gjatë mesit të 2020 nëpërmjet takimeve dhe broshurës së shpërndarë si dhe nga dizenjimi i faqes http://puka-guide.com. Nga ana tjetër, eksperti IT theksoi se një faqeje interneti që bashkon operatorët vendorë është një strategji e mirë dhe duhet të shihet mundësia për reklama të paguara në google me një tarifë simbolike për secilin operator vendor. Kjo mundet që të kalojë edhe pritshmëritë nga rrjetet sociale. Përfaqësuesja e turizmit theksoi se megjithë përparimin e sipërmarrjeve në ofertën e tyre, nevojitet ende trajnim në fushën e marketingut. IEP do të vazhdojë përpjekjet për fuqizimin e sipërmarrësve të ekonomive qarkulluese të gjelbra vendore në Pukë e më tej.