Të hash ushqim të shëndetshëm duke mbrojtur natyrën dhe kafshët – konferenca finale në Zrenjanin

Konferenca e parë për ruajtjen e biodiversitetit dhe mirëqenies së kafshëve në bujqësi u mbajt më 6-7 dhjetor 2019 në Zrenjanin, Serbi. Aty morën pjesë mbi 120 pjesëmarrës dhe 25 ekspertë nga Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Gjermani dhe Britania e Madhe, ku u diskutua sesi mbrojtja e llojeve të egra dhe mjedisit ku ato jetojnë është e lidhur ngushtë me prodhimin bujqësor të shëndetshëm dhe ruajtjen e burimeve natyrore. Konferenca u mbajt në kuadër të projektit “Bujqësi e qëndrueshme për një Ballkan të qëndrueshëm” të mbështetur nga Bashkimi Evropian, ku IPM (IEP) është partneri nga Shqipëria. Partnerët e tjera janë: Respect and Care of Animals – ORCA (Serbi), organizatë udhëheqëse në projekt, Center for Protection and Research of Birds – CZIP (Mal i Zi), FLOROZON (Maqedonia e Veriut), dhe Aktiv (Kosovë).

Nga IPM-ja morën pjesë Endri Haxhiraj dhe Naim Pacara, drejtues të projektit për Shqipërinë.

Përfundimet kryesore nga konferenca qenë: Ballkani Perëndimor ka një potencial të madh për prodhim bujqësor në linjë me parimet e mbrojtjes së natyrës. Konsorciumi i projektit tregoi se është shumë e rëndësishme përfshirja e ekspertëve, bujqve, konsumatorëve dhe ekonomisë në zhvillimin e politikave bujqësore që mbrojnë natyrën.

Mekanizmi i Platformës Rajonale të Punës që u krijua nga partneriteti i projekti, mundësoi që të mblidhen bashkë ministri mjedisi, bujqësie, OJF, dhe komuniteti shkencor. Kjo platformë mbështetet nga Agjencia Federale Gjermane për Mbrojtjen e Natyrës. Qëllimi i platformës ishte analizimi i gjendjes së tanishme, identifikimi i problemeve dhe propozimi i zgjidhjeve për ruajtjen e natyrës në peizazhet bujqësore në Ballkanik Perëndimor.
Temat dhe përfundimet sipas paneleve:
Në konferencë u prezantua rezultati i 10 fushatave të suksesshme të advokimit për ruajtjen e natyrës dhe praktikave të qëndrueshme bujqësore, të mbështetura dhe zhvilluara në kuadër të projektit “Bujqësi e qëndrueshme për një Ballkan të qëndrueshëm”.
Këto fushata patën një ndikim pozitiv në prodhimin organik bujqësor, ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, në mirëqenien e kafshëve bujqësore dhe të të drejtave të prodhuesve dhe konsumatorëve në Serbi, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut. Për më shumë informacion lexoni faqen e projektit: www.sasb-eu.org
Në konferencë u prezantuan shembuj të praktikave të mira të ruajtjes së llojeve të egra dhe mjediseve ku ato jetojnë në peizazhet bujqësore të Evropës dhe rajonit. Në veçanti, pati diskutime rreth ruajtjes së llojeve të egra dhe mjedisit ku ato jetojnë në nivel evropian dhe jashtë zonave të mbrojtura, rreth masave mbështetëse për bujqit që të ruajnë mjediset natyrore të rëndësishme për shpendët dhe fluturat në fermat e tyre, në Kroaci, si shembuj të ruajtjes së llojeve të egra në zonat bujqësore në Serbi.
Përfundimet nga kjo pjesë e konferencës, treguan se nëse duam të ruajmë natyrën dhe përfitimet që sjell ajo për ne dhe që janë veçanërisht të rëndësishme për një prodhim ushqimor të shëndetshëm, nuk është thjesht e mjaftueshme që të ruajmë vetëm një përqindje të vogël të territorit. Projekti “Bujqësi e qëndrueshme për një Ballkan të qëndrueshëm” është një nismë e rrallë që merret me këtë temë, dhe është e nevojshme që të gjithë aktorët që po punojnë në fushën e bujqësisë dhe mbrojtjes së natyrës, që të investojnë më shumë burime në zhvillimin e kësaj fushe që është kaq e rëndësishme për prodhim ushqimor të shëndetshëm, zhvillim vendor ekonomik, dhe mbrojtje të kafshëve dhe natyrës në Ballkanin Perëndimor.

Ekspertët e zhvillimit rural dhe ruajtjes së natyrës kanë aktualizuar sfidat dhe avantazhet që vendet e Ballkanit kanë për të prodhuar ushqim të shëndetshëm dhe ruajtjen e natyrës në zonat rurale. Pjesëmarrësit në konferencë patën mundësinë që të mësojnë mënyrat sesi një vend mund të monitorojë gjendjen e mbrojtjes së kafshëve dhe natyrës në peizazhet bujqësore, siç u tregua në shembullin nga Gjermania.

Platforma zhvilloi politika që lidhen me ruajtjen e natyrës në zonat rurale në Ballkanin Perëndimor. U nxor përfundimi që është e nevojshme që politikat për ruajtjen e natyrës në bujqësi të miratohen sa më shpejt të jetë e mundur, që të mbështetet prodhimi i ushqimit të shëndetshëm në linjë me ruajtjen e natyrës dhe interesat e konsumatorëve dhe bujqve që janë të përfshirë në krijimin dhe zbatimin e këtyre politikave.

Një nga temat kryesore të konferencës ishte menaxhimi i qëndrueshëm i kullotave dhe sesi ai ndikon në zhvillimin ekonomik, ruajtjen e llojeve të egra, dhe mirëqenies së blegtorisë.
U diskutua që arsyet ekonomike ishin ato se pse bujqit në Britaninë e Madhe janë të motivuar që të kontribuojnë për ruajtjen e natyrës dhe mirëqenies së kafshëve në fermat e tyre, dhe u diskutua për mënyrat sesi mirëqenia e kafshëve ndikon në prodhimin e ushqimeve të shëndetshme dhe sesi në Vojvodinë ekspertët e Institutit për ruajtjen e natyrës në Vojvodinë, po zbatojnë një projekt që synon ruajtjen e natyrës dhe zhvillimin ekonomik vendor. Menaxhimi i qëndrueshëm i kullotave përfaqëson një nga mënyrat kryesore sesi vizioni i ruajtjes së peizazheve bujqësore tradicionale në Ballkanin Perëndimor mund të realizohet, e që prodhon ushqim të sigurt dhe të shëndetshëm me kosto të arsyeshme.