Pas 3 marshimeve të organizuara në Tiranë për krizën klimatike, të shtunën më datë 11 janar 2020, Instituti i Politikave Mjedisore fton të gjithë të ata që janë të interesuar (veçanërisht të rinjtë) që të marrin pjesë në një seminar për klimën. Në seminar, përveçse do të informojmë rreth krizës klimatike, do të diskutojmë gjithashtu për masat që duhet të marrim secili prej nesh për të luftuar këtë krizë globale.
Seminari bëhet te Vila Tafaj, Rruga Mine Peza/Fortuzi
Ju lutemi konfirmoni edhe me email te iep@iep-al.org përveç konfirmimit këtu në FB.
Programi i seminarit:
Albanian Green Deal
10:00-10:30 Regjistrimi dhe njohja e njëri-tjetrit
10:30-10:30 Kriza klimatike globale dhe emergjenca klimatike
10:30-11:15 Pasoja, përshtatja dhe zbutja e krizës klimatike në Shqipëri
11:15-12:15 Marrëveshja e Gjelbër Shqiptare e ajo Evropiane – Çfarë duhet të bëjmë secili prej nesh
12:15-12:30 Lëvizja për klimën
—
Po arrijmë pikën e moskthimit në krizën klimatike, ku pas kësaj vihet në lëvizje një reaksion zinxhir i pandalshëm. Koha që të gjithë ne të veprojmë është shumë e shkurtër, më pak se 10 vjet. Brenda 10 vitesh, njerëzimi duhet të ulë shkarkimet e CO2 me mbi 70 % që të kemi një shans për të frenuar ngritjen globale të temperaturës mesatare me 2°C. Nëse nuk e arrijmë këtë, atëherë temperaturat do të rriten me 5-6°C dhe kjo do të thoshte dhe shfarosja e njeriut si lloj mbi planetin Tokë. Secili nga ne duhet të bëjë detyrën e tij/saj! Së bashku të mbrojmë të ardhmen e njerëzimit dhe planetit tonë!