Marshim për krizën klimatike globale, 4 tetor 2019

Po arrijmë pikën e moskthimit në krizën klimatike, ku pas kësaj vihet në lëvizje një reaksion zinxhir i pandalshëm. Koha që të gjithë ne të veprojmë është shumë e shkurtër, më pak se 10 vjet. Brenda 10 vitesh, njerëzimi duhet të ulë shkarkimet e CO2 me mbi 70 % që të kemi një shans për të frenuar ngritjen globale të temperaturës mesatare me 2°C. Nëse nuk e arrijmë këtë, atëherë temperaturat do të rriten me 5-6°C dhe kjo do të thoshte dhe shfarosja e njeriut si lloj mbi planetin Tokë. Secili nga ne duhet të bëjë detyrën e tij/saj! Së bashku të mbrojmë të ardhmen e njerëzimit dhe planetit tonë!
Prandaj edhe shqiptarët u bashkohen miliona të rinjve anembanë botës që kërkojnë që njerëzimi të marrë masa urgjente për të ulur shkarkimet e CO2 në atmosferë. Planeti është në flakë! E ardhmja e njerëzimit dhe e fëmijëve tanë është në pikëpyetje. Bashkohu edhe ti për të ardhmen e fëmijëve tanë, për të ardhmen e gjithë njerëzimit dhe planetit!
P.S. Shqipëria është dhe do të jetë vendi më i prekur në Evropë nga kriza klimatike, me thatësira të tejzgjatura që pasohen nga përmbytjet.
Lidhja: https://www.facebook.com/events/2471332523103290/

Marshim për krizën klimatike, 4 tetor 2019

Video nga protesta: Video from the march: https://www.youtube.com/watch?v=m600ooZD4_4

Artikuj: https://citizens-channel.com/2019/10/05/marshimi-per-ndryshimet-klimatike-te-rinjte-shqiptare-kerkojne-veprim-institucional/?fbclid=IwAR20hmK9mUxcAiw1O_dQjCR28r7h03ErPvPxEWc5xqi1BafWDqQeGwnUUSM

VIDEO/ Ndryshimet klimatike, të rinjtë shqiptarë dalin në Bulevard: Mbill pemë, mos mbill beton