Po arrijmë pikën e moskthimit në krizën klimatike, ku pas kësaj vihet në lëvizje një reaksion zinxhir i pandalshëm. Koha që të gjithë ne të veprojmë është shumë e shkurtër, më pak se 10 vjet. Brenda 10 vitesh, njerëzimi duhet të ulë shkarkimet e CO2 me mbi 70 % që të kemi një shans për të frenuar ngritjen globale të temperaturës mesatare me 2°C. Nëse nuk e arrijmë këtë, atëherë temperaturat do të rriten me 5-6°C dhe kjo do të thoshte dhe shfarosja e njeriut si lloj mbi planetin Tokë. Secili nga ne duhet të bëjë detyrën e tij/saj! Së bashku të mbrojmë të ardhmen e njerëzimit dhe planetit tonë!
Prandaj edhe shqiptarët u bashkohen miliona të rinjve anembanë botës që kërkojnë që njerëzimi të marrë masa urgjente për të ulur shkarkimet e CO2 në atmosferë. Planeti është në flakë! E ardhmja e njerëzimit dhe e fëmijëve tanë është në pikëpyetje. Bashkohu edhe ti për të ardhmen e fëmijëve tanë, për të ardhmen e gjithë njerëzimit dhe planetit!
Gjithashtu, më 1 nëntor është Dita Botërore e Veganizmit! Të marshojmë gjithashtu për të drejtat e kafshëve dhe për një shëndet më të mirë!
Bashkohu me IPM-në e shumë grupe të tjera më 1 nëntor 2019 te Sheshi Nënë Tereza, Tiranë, ora 16:30.
P.S. Shqipëria është dhe do të jetë vendi më i prekur në Evropë nga kriza klimatike, me përmbytje të qindra km2 nga deti, me thatësira të tejzgjatura e që pasohen nga përmbytjet.
Artikull nga Citizens Channel: E premtja e së Ardhmes; aktivistët dëshirojnë të marrin nisma konkrete në mbrojtje të mjedisit
Lëvizja e Greta Thunberg vjen tek ne: