Stafi i IPM-së dhe vullnetarët iu bashkuan nismës “Ta pastrojmë Shqipërinë në Një ditë 2013”. Gjatë ditës së pastrimit, grupi i IPM-së u përqendrua tek diga e liqenit te Parku i Madh i Tiranës dhe në bashkëpunim me organizata të tjera u bë evidentimi dhe mbledhja e një sasie të konsiderueshme mbeturinash nga liqeni. IPM-ja me anë të këtij aktiviteti synon të ndërgjegjësojë qytetarët e Tiranës që të mos hedhin apo të mos lejojnë të tjerët të hedhin mbeturina në liqen, në një prej zonave të pakta të gjelbëruara të qytetit.