Marshim për Krizën Klimatike Globale 20 shtator 2019

Marshim për krizën klimatike, 20 shtator 2019, sheshi Nënë Tereza

Po arrijmë pikën e moskthimit në krizën klimatike, ku pas kësaj vihet në lëvizje një reaksion zinxhir i pandalshëm. Koha që të gjithë ne të veprojmë është shumë e shkurtër, më pak se 10 vjet. Brenda 10 vitesh, njerëzimi duhet të ulë shkarkimet e CO2 me mbi 70 % që të kemi një shans për të frenuar ngritjen globale të temperaturës mesatare me 2°C. Nëse nuk e arrijmë këtë, atëherë temperaturat do të rriten me 5-6°C dhe kjo do të thoshte dhe shfarosja e njeriut si lloj mbi planetin Tokë. Secili nga ne duhet të bëjë detyrën e tij/saj! Së bashku të mbrojmë të ardhmen e njerëzimit dhe planetit tonë!
Prandaj edhe shqiptarët u bashkohen miliona të rinjve anembanë botës që më 20-27 shtator do të kërkojnë që njerëzimi të marrë masa urgjente për të ulur shkarkimet e CO2 në atmosferë. Planeti është në flakë! E ardhmja e njerëzimit dhe e fëmijëve tanë është në pikëpyetje. Bashkohu edhe ti për të ardhmen e fëmijëve tanë, për të ardhmen e gjithë njerëzimit dhe planetit!
Më 20 shtator 2019, ora 17:00 te Sheshi Nënë Tereza, Tiranë.
Facebook: https://www.facebook.com/events/2915143182044670/
Global Climate Strike: https://act.350.org/event/globalclimatestrike/18127?


Greva e Klimës në Tiranë: Historia Ime. Mund ta lexoni këtu