Aktivistët e Institutit të Politikave Mjedisore organizuan më 16 mars 2021 një aksion ndërgjegjësues në Tiranë, me banera që kishin mesazhet: “Kafshët e fermës krijojnë më shumë gazra serë sesa i gjithë sektori i transportit”, “Zëvendësoni mishin me ushqime bimore sot, për të eleminuar 1 ton dioksid karbon në vit” dhe “Shpëtoni planetin duke ngrenë gjelbër”. Veprimtari u zgjodh të bëhej në vijat e bardha para semaforëve, në mënyrë që mesazhet të shihen nga drejtuesit e makinave dhe kalimtarët në vija të bardha. Industria e mishit kontribuon në kultivimin dhe rritjet e kafshëve për qëllim konsumi, çka çon në çlirimin e gazit metan (CH4) që është shkaktari i dytë më i madh i ndryshimeve klimatike. Industria e mishit prodhon rreth 30% të gazrave serë, më shkatërrimtare për klimën se transporti. Gjithashtu, industria e mishit shkakton dëme të mëdha në mjedis e biodiversitet, duke zënë tokën, duke prerë pyjet për toka të reja, dhe duke ndotur lumenjtë, liqenet e detet. Amazonën po e djegin e po shkatërrojnë për të hapur toka të reja për kullota për lopët, të cilat do të shiten për mish, pasi kërkesa për mish sa vjen e rritet. Veprimtaria u ndoq nga Citizens Channel, i cili publikoi një artikull për këtë veprimtari, që mund ta lexoni këtu.