Takim me nxënës për të prezantuar kompostimin e mbetjeve organike

Këtë fundjavë, Instituti i Politikave Mjedisore/Institute for Environmental Policy zhvilloi një takim prezantues me nxënës në Baldushk, Tiranë. Eksperti i projektit, Gentian Stafa i njohu të rinjtë me projektin që IEP po zhvillon në kuadër të Green-AL për kompostimin e mbetjeve në nivel ferme në këtë zonë. Të rinjtë u njohën me ndikimin që ka patur ndotja mjedisore nga mbetjet organike sikurse edhe ndikimin tek çlirimi i gazrave me efekt serë drejtpërdrejtë dhe tërthorazi e se si fermerët dhe mjedisi po përfitojnë konkretisht nga prodhimi i humusit nga procesi i kompostimit në fermat e tyre.
Projekti GreenAL “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri” financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN Institute for Habitat Development në bashkëpunim me organizatat CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.

Fillimi i projektit “Kompostimi i mbetjeve organike në Baldushk”

Instituti i Politikave Mjedisore/Institute for Environmental Policy filloi zbatimin e projektit të Kompostimit të Mbetjeve Organike në Baldushk. Aktiviteti i parë është hulumtimi i mbetjeve organike në zonë. Siç shihet edhe nga fotografitë, mbetjet organike gjenden shpesh buzë lumit ose jashtë koshave të mbeturinave. Në rastin e koshave ato gjenden në pirgje dhe në masë të konsiderueshme në raport me mbetjet e tjera. Ne po hulumtojmë edhe mbetjet në disa prej familjeve dhe pjesa organike zë një masë të konsiderueshme. Ndërkohë kemi filluar edhe diskutimin me banorët e Baldushkut si dhe intervista me të sipërmarrësit e zonës. Projekti Kompostimi i Mbetjeve Organike në Baldushk mbështetet nga projekti Green-AL “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri” financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN Institute for Habitat Development në bashkëpunim me organizatat CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo