Rruga drejt energjisë së ripërtëritshme dhe ekonomisë së qëndrueshme në Kukës

Titulli i projektit: Rruga drejt energjisë së ripërtëritshme dhe ekonomisë së qëndrueshme në Kukës: Një projekt pilot mbi mundësitë që ka Kukësi për zhvillimin e energjive të ripërtëritshme dhe ekonomisë së gjelbër

Kohëzgjatja: Tetor 2011-Korrik 2012

Përmbledhje: Projekti krijoi një model pilot për bashkinë Kukës, se si ajo të sigurojë energji nga burime të ripërtëritshme, dhe të zhvillojë një ekonomi të gjelbër e të qëndrueshme. Studimi tregon përfitimet ekonomike, investimet, metodat dhe teknologjinë që duhet për ta realizuar këtë gjë. Studimi gjithashtu tregon vendet e reja të punës që hapen nga ky proces dhe kursimet. Projekti synon që këto përfundime e gjetje të përhapen në bashki e qeveri të tjera vendore në Shqipëri.

Aktivitetet:

  • Hulumtim
  • Sondazh e mbledhje të dhënash
  • Seminare dhe konferenca
  • Libër-dokument politikash
  • Lobim

Drejtues projekti: Edvin Pacara

Financimi: Friedrich Ebert Stiftung Albania

Publikimet:

  • Rruga drejt energjisë së ripërtëritshme dhe ekonomisë së qëndrueshme në Kukës: Një studim pilot mbi potencialet për zhvillimin e energjisë së ripërtëritshme dhe ekonomisë së gjelbër në Kukës, Shqipëri