Zhvillimi i qëndrueshëm i praktikave të menaxhimit të ujrave për të ruajtur rrjedhën natyrore drejt basenit të Liqenit të Ohrit

Ky projekt u zbatua nga Instituti i Politikave Mjedisore (IPM) në Pogradec. Meqënëse projekti mbulon rreth 30 km nga Tushemishti ne Lin, ka një rëndësi të vecantë në strategjinë e menaxhimit të qëndrueshëm të ujit duke qenë se liqeni është pikë e rëndësishme e faunës dhe florës si dhe zonë me trashëgimi kulturore e njohur nga UNESCO.

23708590

Objektivat:

-Shkëmbime me autoritetet dhe komunitetin në fushën e menaxhimit të qëndrueshëm të ujrave dhe zhvillimit bujqësor të zonës.

-Rritja e kapaciteteve mbi metodat e konservimit të rrjedhave natyrore të ujit, metodave të trajtimit të tij, ujitja dhe kullimi efiçent, adaptimi me ndryshimet klimaterike, vaditja me ujin e shiut, ruajtja e biodiversitetit, etj.

-Përvetësimi i projekteve të planifikuara dhe projekteve të realizuara në Pogradec. (Ujësjellësi, Kanalizimet, WWTP, Kanalet Kulluese, Bujqësi, Infrastrukturë, etj.)

-Realizimi i një projekti për vaditjen efiçente të një parcele në fshatin Lin dhe reduktimin e ndotësve që vijnë nga Bujqësia, shoqëruar me relacionin teknik dhe librezën e masave.

-Studim Fizibiliteti mbi përdorimin e burimeve ujore në Pogradec, Mbrojtja & Restaurimi i rrjedhave natyrore.

-Vaditja Automatike me Pikim ( draft propozim për tu futur në standardet shqiptare të projektimit) si përdorimi më efiçent i burimeve natyrore.

-Përcaktimi i tipave më të mirë dhe me të përshtatshëm lidhur me WWTP, kanaleve kulluese, vaditëse, ndërtimi i rezervuarëve për grumbullimin e ujit të shiut.

-Rilindja e teknikave tradicionale të përdorimit dhe konservimit të ujerave pa i ndotur ato.

-Sugjerime për ndryshimin e sjelljes dhe trajtimit të ruajtjes së burimeve natyrore dhe biodiversitetit.

-Krijimi i një strategjie për menaxhimin e qëndrueshëm të ujit për pjesën Shqiptare të basenit të Ohrit.

-Bashkëpunim me organizatat Gauss dhe Grasanica për krijimin e një strategjie ndërkufitare mbi menaxhimin e burimeve ujore për gjithë Basenin e Ohrit.

Autoritetet lokale: Bashkia Pogradec, Komuna Udenisht, Lin, Tushemisht dhe Buçimas.

Aktivitete të projektit

-Përpilimi i dokumentit ‘’Strategjia e Menaxhimit të Qëndrueshëm për Burimet Natyrore të Pogradecit‘’

-Përgatitja e projektit inovativ mbi vaditjen efiçente, përdorimin e ujërave të larta dhe reduktimi i ndotësve potencialë nëpërmjet teknikave biologjike, gjeneruar nga aktivitetet në agrikulturë.

-Përpilimi i Manualit (teknik dhe jo-teknik) me metodat, standardet dhe praktikat më të mira të vaditjes.

Draft-Propozim për futjen e vaditjes efiçente në Standardet Shqiptare të Projektimit.

Ky projekt mbështetet financiarisht nga Birdlife International dhe DOPPS,

përmes Critical Ecosystem Partnership Fund