Titulli i projektit: Rritja e qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të aktiviteteve lobuese dhe vullnetare të Institutit të Politikave Mjedisore
Kohëzgjatja: Shtator 2013 – Tetor 2015
Përshkrimi i projektit: Projekti synoi rritjen e qëndrueshmërisë së IPM-së duke rritur kapacitetet e OJF-së si në nivel ekspertësh edhe tek vullnetarët në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe efiçencës së energjisë. Gjithashtu, u forcua ekipi me ekspertë mjedisorë të rinj, qëndrueshmëria financiare e OJF-së, të qenurit aktiv gjatë gjithë kohës pra pjesëmarrje aktive si në aktivitete të OJF-së, dhe në nismat e aktorëve të tjerë, krijimin e mundësive për të rinj shqiptarë ose të huaj që duan të japin kontribut në fushën e mjedisit si dhe shpërndarja e informacionit/ studimeve te aktorët kyç.
Aktivitetet:
- Aktivitete me tematikë: “Efiçenca e energjisë dhe energjia e rinovueshme në banesa” e zhvilluar me nxënësit e shkollës së mesme teknike “Karl Gega”
- Konferenca Eficenca e Energjisë dhe Energjia e Rinovueshme në Banesa, Nxitja e të rinjve profesionistë drejt praktikave mjedisore
- Trajnim: Energjite e rinovueshme dhe aspektet ekonomike të perfitimit prej tyre
- 23 Shtator 2015, zhvillohet konferenca Hapa Drejt Zhvillimit te Qendrueshem
- IEP merr pjese ne diskutimet mbi projektligjin per “Eficencen e energjise”!
- Manual mbi pjesemarrjen ne politikat publike mbi Eficencen e Energjise
- Te rinjte e YEP, pjesmarres ne Kuvend per projektligjin e Eficences se Energjise
Drejtuesi i projektit: Endri Haxhiraj
Donatori: Qendra Rajonale e Mjedisit Shqipëri – Regional Environmental Center (REC) Albania
Programi i Granteve
Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri – SENiOR-A