Ndryshimet klimatike/ngrohja globale

Ndryshimet klimatike janë rritja e temperaturës mesatare në shtresën e ulët të atmosferës, që çon në ndryshimin e klimës në të gjithë globin.

Sipas Panelit Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimatike (PNNK), ndryshimet klimatike janë “një ndryshim në gjendjen e klimës që mund të identifikohet (p.sh. me atë të testeve statistikore) nga ndryshimet në mesataren dhe/ose në tiparet e saj, dhe që vazhdon për një kohë të zgjatur, zakonisht për disa dhjetëvjeçarë ose më shumë. Kjo ka të bëjë me çdo ndryshim të klimës me kalimin e kohës, për shkaqe natyrale ose si rrjedhojë e aktivitetit njerëzor.”

Sipas Asamblesë Kornizë të Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (AKKBNK), “ndryshimet klimatike janë ndryshime të klimës që i vishen drejpërdrejt ose jodrejpërdrejt aktivitetit njerëzor që ndryshim përbërjen e atmosferës globale dhe që i shtohet ndryshimit klimatik natyror, të vëzhguar gjatë periudhave kohore të krahasueshme.”

Të dyja, PNNK dhe AKKBNK, të dyja organizma ndërkombëtarë dhe ndërqeveritarë, kanë pranuar që ndryshimet klimatike po shkaktojnë ngritjen e nivelit të detit. Si rrjedhojë, kjo ka çuar në gërryerje të bregdetit.

Ky fenomen mund të vëzhgohet në shumë pika të brigjeve të Adriatikut në Shqipëri, me efektet më të dukshme në bregdetin e Shëngjinit dhe Golemit.

Figure 1. Golem beach, near Durrës, Albania, May 2008

Figura 1. Plazhi i Golemit, Shqipëri, Maj 2008 

Dy pikat e gjelbra në det janë në fakt majat e dy bunkerëve të ndërtuara gjatë regjimit komunist gjatë viteve ’70. Bunkerët zakonisht ishin të ndërtuar larg vijës së ujit, në brendësi të bimësisë së bregut ose pyllit në bregdet, për t’i fshehur nga pamja e armikut. Siç shihet dhe në foton nr. 1, bunkerët tashmë gjenden shumë larg bregut, pasi deti ka përparuar në brendësi të tokës.

Figure 2. Shëngjin, Albania, August 2008

Figura 2. Shëngjin, Shqipëri, Gusht 2008

Ai që deri para ca vitesh ishte një pyll i dendur me pisha bregdeti, sot është një plazh i  mbushur me cungjet e pishave të thara nga uji i kripur i detit i cili po përparon drejt tokës. Bunkeri i braktisur në sfond, është tashmë në det. Gjatë viteve ’70 ai gjendej mes pishave dhe larg vijës së ujit.

Figure 3. Shëngjin, Albania, August 2008

Figura 3. Shëngjin, Shqipëri, Gusht 2008

Pishë e tharë nga uji i kripur. Deti po gërryen bregdetin çdo vit, duke rrëzuar pemët një e nga një.

Figure 4. Shëngjin, Albania, August 2008

Figura 4. Shëngjin, Shqipëri, Gusht 2008

Ndërsa deti po përparon, pishat po thahen nga rritja e kripësisë.

IPM-ja ka planifikuar dhe zbatuar projekte e nisma që synojnë prezantimin e fakteve rreth ndryshimeve klimatike dhe ofrimin e zgjidhjeve tek publiku, qeveritë vendore e qendrore, për t’u përshatur dhe për të zvogëluar efektet e ndryshimeve klimatike në Shqipëri, dhe për të zvogëluar gjithashtu ndikimin që Shqipëria ka në ndryshimin e klimës.