Ne 23 Shtator 2013, u zhvillua konferenca per profesionistet e rinj “Hapa drejt zhvillimit te qendrueshem”.
Interesi per te marre pjese ishte i larmishem, nga te rinj te apasionuar per mjedisin tek akademike dhe perfaqesues te firmave private qe kane nje sfond te gjelber ne punen e tyre.
Pavaresisht se ceshtjet e trajtuara nga prezantuesit ishin te ndryshme, te gjitha perfaqesonin ne thelb mundesite e gjetjes se ekuilibrave midis shfrytezimit te burimeve natyrore nga njera ane dhe mbrojtjes se mjedisit nga ana tjeter.
tashme eshte e qarte se shfrytezimi pa kriter i burimeve natyrore ka nje kosto pasojat e te cilave Shqiperia i ka provuar mjaftueshem.
Ne kete kontekst Instituti i Politikave Mjedisore ka ne strategjine afatgjate promovimin e te rinjve dhe punes se tyre pasi ata jane nder garancite me te sigurta per mbrojtjen e mjedisit.
Ky aktivitet u mbeshtet nga Programi SENiOR-A nepermjet nje granti te dhene nga REC Shqiperi dhe financuar nga Qeveria Suedeze.