Ndotja e mjedisit

Ndotja është futja e ndotësve në mjedis, që shkakton dëmtim dhe çrregullim të sistemeve dhe ekosistemeve të mjedisit.

Ndotja mund të jetë natyrale, si në rastin e vullkaneve, ose mund të shkaktohet nga aktivitetet njerëzore. Format kryesore të ndotjes të shkaktuar nga njeriu janë:

  • Ndotja e ajrit;
  • Ndotja e ujit;
  • Ndotja e tokës;
  • Ndotja nga zhurmat, dhe;
  • Ndotja radioaktive.

Gjatë regjimit komunist në Shqipëri, gjendja e mjedisit nuk ishte prioritet kombëtar, pasi regjimi u përpoq ta drejtonte Shqipërinë drejt industrisë së rëndë, të mbështetur kryesisht në teknologji sovjetike dhe kineze. Kjo lloj teknologjie nuk përmbushte standardet e mbrotjes së mjedisit, që rezultoi në ndotje të ajrit, uji, tokës dhe shkatërrim të florës e faunës në zonat përreth fabrikave. Gjithashtu, kjo ndikoi drejpërdrejt edhe në shëndetin e popullatave që jetonin në këto zona, ku u shfaqën sëmundje të frymëmarrjes dhe difekte që në lindje.

Rënia e regjimit komunist solli mbylljen e uzinave e fabrikave të vjetra, duke lënë pas ndërtesa të braktisura e shumë tonë me lëndë helmuese nëpër magazinat e këtyre objekteve.

Gjatë periudhës pas rëniës së komunizmit, u bëmë dëshmitarë të rritjes së ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës, këtë rradhë të shkaktuar më së shumti nga makinat e vjetra (shtimi i makinave erdhi pas heqjes së ndalimit të pronësisë së makinave). Gjithashtu konsumi u shtua shumë, duke sjellë më shumë mbeturina, më shumë persona e biznese të papërgjegjshëm që hodhën mbeturinat nëpër fusha, pyje, lumenj, liqene e dete të Shqipërisë. Ndotja nga zhurmat u rrit në mënyrë të konsiderueshme po ashtu.

Zbatimi i dobët i ligjeve të mbrojtjes së mjedisit dhe mungesa e kontrollit, solli ndotje të vazhdueshme të ujit, ajrit e tokës. Hedhja e mbeturinave në mjedis mbetet si një nga problemet më serioze të dukshme edhe në ditët e sotme. Parqet dhe pyjet janë të prekura rëndë nga kjo dukuri. Nëpër fshatra ekziston një traditë që në të kaluarën, që mbeturinat të hidhen në brigjet e lumenjve ose drejt e në lumë. Kjo ka sjellë ndotjen e lumenjve, liqeneve dhe deteve. Kjo ndotje nuk është thjesht shqetësuese nga ana estetike, por shkakton rritjen në nivele tepër të larta të baktereve e algave të dëmshme. Dekompozimi i mbeturinave prodhon metan, gaz tepër i dëmshëm për peshqit e gjallesat e tjera  ujore, si një gaz 20 herë më i dëmshëm për klimën sesa CO2.

Figure 1. Shkodra, Albania, September 2007. Garbage and sewage dumped in Shkodra Lake.

Figura 1. Shkodër, Shqipëri, shtator 2007. Mbeturinat dhe ujra të zeza që derdhen në Liqenin e Shkodrës. 

Liqeni më i madh i Ballkanit po ndotet rëndë. Pasojat janë shkatërrimtare për florën e faunën e liqenit, si dhe për cilësinë e ujit.

Figure 2. Tirana, Albania, March 2008

Figura 2. Tiranë, Shqipëri, mars 2008

Ndërgjegjësimi i ulët mjedisor ka sjellë hedhjen e mbeturinave pothuajse kudo. Pasojat janë mjaft të dukshme: qese plastike që fluturojnë në ajër, qenë e minj që kërkojnë ushqim nëpër mbeturina, era kutërbuese nga kazanët si pasojë e metanit dhe të mos përmendim aspektet estetike.

Figure 3. Shëngjin Harbor, Albania, August 2007

Figura 3. Porti i Shëngjinit, Shqipëri, gusht 2007

I ndarë nga gjiri vetëm nga një pritë me gurë, porti i Shëngjinit është një zonë e mbushur me mbeturina dhe ujëra të zeza që ndosin ekosistemin e pasur të këtij gjiri.

Figure 4. Shëngjin, Albania, August 2007

Figura 4. Shëngjin, Shqipëri, gusht 2007

Kanale të hapura të ujërave të zeza në Portin e Shëngjinit që rrjedhin mes ndërtesave.

Figure 5. Shëngjin, Albania, August 2007. Sunbathing next to the garbage.

Figura 5. Shëngjin, Shqipëri, gusht 2007. Banjo dielli në mes të mbeturinave. 

Ndërgjegjësimi i ulët mjedisore ka shndërruar plazhet në fusha të hapura me mbeturina ku pushuesit bëjnë banjo dielli fare pranë grumbujve me mbetje.

Figure 6. Shëngjin, Albania, August 2008

Figura 6. Shëngjin, Shqipëri, gusht 2008

Qese plastike, thasë, shishe plastike dhe lloj-lloj gjërash të tjera të hedhura nga njerëzit po shkatërrojnë funksionet e ekosistemeve të deteve tona. Qeset plastike janë shkaku numër një për vdekjet e shkaktuara nga njeriu te breshkat e detit, pasi breshkat i marrin për kandilë deti dhe i gëlltisin, duke bllokuar stomakun e si pasojë duke gjetur vdekjen. Plastika po shkatërron ekosisteme të tëra detare.

 Figure 7. Tirana, Albania, September 2008

Figura 7. Tiranë, Shqipëri, shtator 2008

Nuk ka pamje më të mirë për të treguar ndotjen e ajrit në Tiranë sesa kjo makinë e mbuluar nga pluhuri.

IPM është e vendosur për të luftuar ndotjen në Shqipëri si një nga qëllimet kryesore të projekteve të organizatës.