Promovimi i të drejtave të kafshëve dhe vegjetarianizmi/veganizmi

Titulli i projektit: Promovimi i të drejtave të kafshëve dhe vegjetarianizmi/veganizmi

Kohëzgjatja: Mars 2011-vazhdim

Përmbledhje: Ky projekt  është një vazhdimësi aktivitetesh e fushatash të filluara që në mars 2011 nga IPM-ja, me qëllimin e ndërgjegjësimit mbi të drejtat e kafshëve dhe të mirat që sjell vegjetarianizmi/veganizmi. Projekti përfshin artikuj në media, internet, diskutime në forume, debate televizive, aktivitete publike, seminare, prezantime, broshura, libra, postera dhe fletëpalosje.

Objektivat janë: rritja e ndërgjegjësimit mbi të drejtat e kafshëve të egra e të buta, lidhja që ka mënyra e të ushqyerit vegjetariane/vegane, ndikimi që ka kjo mënyrë e të ushqyeri në mjedis, shëndet e të drejtat e kafshëve.

Drejtues projekti: Endri Haxhiraj

Mbështetëse dhe financuese: Sabina Fund

Publikimet: Vegjetarianizmi