Institutit të Politikave Mjedisore në Kukës

VENDIM I BORDIT TË “INSTITUTIT TË POLITIKAVE MJEDISORE” (IPM) NR 2, DATË 27 MAJ 2011

Anëtarët e Bordit të “Institutit të Politikave Mjedisore” (IPM) me qendër në Tiranë, i përbërë nga anëtarët Edvin Pacara, Arber Boriçi, Dorarta Hyseni, dhe Kadri Aavik, mbi bazë të dispozitave ligjore në fuqi, Ligji nr. 8788 datë 07.05.2011 “Për Organizatat Jofitimprurëse”, Neni 11/1, dhe statutit të Qendrës “Instituti i Politikave Mjedisore”, Neni 1.1, dhe Neni 2.4, pika d:

Në mbledhjen e datës së sotme

VENDOSI

Të hapë degën e “Institutit të Politikave Mjedisore” (IPM) në qytetin e Kukësit, duke caktuar si koordinator të degës Z. Naim Pacara, me adresë Lagjja 4, P.4, Shk.3, Kukës, Shqipëri.

Dega e IPM-së në Kukës do të punojë për realizimin e objektivave të IPM-së në Qarkun e Kukësit në bazë fushave të aktivitetit të IPM-së.

ANËTARËT:  Edvin Pacara, Dorarta Hyseni, Arbër Boriçi, Kadri Aavik

Tiranë më 27 maj 2011 

Address: Lagjja 4, P.4, Shk 3, Kukës, Albania