Trajnim e aktivitet ndërgjegjësimi mbi gjurmën ekologjike

Trajnim e aktivitet ndërgjegjësimi mbi gjurmën ekologjike
Qendra Rinore Berat
Datë 25 nëntor 2016

Vullnetarët EVS të Institutit të Politikave Mjedisore, Alba Pereira dhe Hugo Diaz, zhvilluan një trajnim me të rinjtë e Beratit, te Qendra Rinore Berat, mbi gjurmën ekologjike dhe atë se çfarë mund të bëjë çdo i ri që ta zvogëlojë ndikimin e tij/saj në mjedis.

Aktiviteti u zhvillua në mënyrë ndëraktive dhe joformale: filloi me lojëra në natyrë dhe më pas pasoi me ndarjen e të rinjve në grupe, dhe secili grup përgatiti një fletë ku të rinjtë kishin shkruar se çfarë atë mendonin dhe çfarë dinin rreth gjurmës ekologjike. Më pas vijoi me një prezantim rreth gjurmës ekologjike, si mund ta ulë atë secili dhe cilat janë problemet kryesore që njerëzit hasin sot në jetën e përditshme, në lidhje me ndikimin që kemi ne në mjedis e klimë.

Aktiviteti vijoi me diskutime dhe video të ndryshme rreth gjurmës ekologjike e mënyrave sesi ta ulim atë.

Të rinjtë morë pjesë aktivisht dhe shprehën interesimin e tyre dhe ndërgjegjësimin rreth asaj se çfarë ata mund të bëjnë që të ulin ndikimin në mjedis, dhe shprehën shqetësimin e tyre për gjendjen mjedisore e të ardhmen e mjedisit në Republikën e Shqipërisë dhe në botë.

Foto nga aktiviteti:

logo-erasmus-plus