Rreth nesh

Instituti i Politikave Mjedisore është një OJF mjedisore e hapur në nëntor të 2008 nga një grup ekspertësh të rinj shqiptarë dhe të huaj të vendosur të sjellin ndryshime pozitive në fushën e mjedisit në Shqipëri pas vitesh degradimi dhe neglizhence nga ana e autoriteteve dhe shoqërisë shqiptare. Anëtarët e IPM-së janë shumë të motivuar dhe kanë përvojën dhe arsimimin e duhur për të ndikuar në shoqërinë shqiptare drejt një mbrojtjeje më të mirë të mjedisit, jetesës së qëndrueshme e në harmoni me natyrën, si dhe drejt luftës ndaj ngrohjes globale që po kanos Shqipërinë dhe globin. Tre anëtare të bordit të IPM janë shqiptarë, ndërsa anëtari i tretë është shtetase estoneze. Në aktivitetet e saj, IPM bashkëpunon ngushtë me ekspertë të tjerë shqiptarë e të huaj, me ekspertë nga bota akademike, si dhe me OJF të tjera mjedisore dhe qeveri vendore . IPM gjithashtu zbaton dhe programin e stazhit dhe vullnetarëve.

Misioni:

IPM është e përkushtuar të rrisë qëndrueshmërinë  mjedisore në Shqipëri nëpërmjet politikave, projekteve, programeve, ndërgjegjësimit, aksioneve publike dhe fushatave në fushën e mjedisit. IPM synon që të behet një nga institucionet kryesore në zhvillimin e politikave mjedisore duke ofruar lidership dhe duke nxitur bashkëpunimin. Ne synojmë të frymëzojmë, informojmë, dhe ndikojmë shoqërinë shqiptare drejt një të ardhme mjedisore dhe zhvillimi të qëndrueshëm.

Qëllimet e IPM-së janë:

  • Kërkimet shkencore në fushën e mjedisit dhe zhvillimi i studimeve në këtë fushë;
  • Përpilimi dhe implementimi i politikave mjedisore;
  • Përkushtimi në ruajtjen e mjedisit dhe natyrës në harmoni me jetën dhe veprimtaritë njerëzore.
  • Ndikimi i shoqërinë shqiptare për të mbrojtur natyrën, për shfrytëzimin efikas të burimeve natyrore, maksimizimin e përdorimit të energjisë së ripërtëritshme, ndërgjegjësimi dhe informimi (edukimi) i komunitetit në lidhje me dukurinë e ngrohjes globale dhe gjetja e mënyrave dhe metodave për luftimin e kësaj dukurie, ndërgjegjësimin e komunitetit në lidhje me riciklimin dhe gjetjen e metodave inovative përkatëse, mundësimin e një mjedisi natyror dhe artificial që ruan në maksimum shëndetin e njeriut, për të luftuar ndotjen e mjedisit dhe për të rehabilituar zonat mjedisore të degraduara.
  • Shtimi dhe nxitja e ndërgjegjësimit dhe aksionit lidhur me sensibilizimin ndaj rreziqeve kryesore për mjedisin tek qeveria, sektori privat, shoqëria civile e komuniteti.
  • Përpilimi i programeve për shfrytëzim dhe menaxhim të qëndrueshëm të mjedisit.
  • Ngritja dhe forcimi i instrumenteve ligjore, ekonomike, dhe të politikave, korniza institucionale, koordinim i politikave dhe shkëmbim informacioni, si dhe nxitja e dialogut privat rreth politikave mjedisore dhe zhvillimit të tyre.
  • Zhvillimi i vlerësimeve mjedisore;
  • Përkushtimi ndaj barazisë gjinore në të gjitha projektet tona;
  • Rritje kapaciteti dhe ndërgjegjësim mbi praktika bujqësore mjedisore.

IPM është pjesë e rrjeteve:

    Rrjeti Ekolëvizja
    South East Europe Network for Energy and Transport (SEENET)
    EKOenergy Network
    Aleanca e OJF-vë “Të mbrojmë lumenjtë”
    Act4Drin Alliance
    Balkan Environmental Life Leadership Standard movemen
    t